Samoura, Sekretare e Përgjithshme e FIFA-s
FIFA ka për herë të parë një grua në postin e sekretarit të përgjithshëm.
Fatma Samba Diouf Samoura nga Senegali është gjithashtu i pari person jo-evropian që mban këtë post.
Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino shpreson që respekti që gëzon zonja Samoura si udhëheqëse që krijon kolegjialitet dhe gëzon respekt, do të ndihmojë për t’i rikthyer organizatës kredibilitetin dhe besimin e tifozëve, pas skandaleve të njëpasnjëshme për manipulime financiare dhe korrupsion.
Njoftimi u bë në kongresin e Federatës Botërore të Futbollit në Qytetin e Meksikos, ku dje Kosova siguroi antarësimin në këtë organizatë. Zonja Samoura zëvendëson ish-sekretarin e përgjthshëm që u shkarkua nga detyra për shkelje të rregullores lidhur me kontratat për transmetimet televizive dhe shitjen e biletave për Botërorin.