SHBA: Kujtohet 73 vjetori i Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës
Nga Beqir SINA – New York/
Zëri i Amerikës, 73 vite më parë, foli shqip: Ju flet Zëri i Amerikës! nga Uashingtoni/
Shenim i Diellit: Ish Editori i Gazetes Dielli, gazetari, perkthysi, shkrimtari Nelo Drizari, ishte gazetari i pare ne seksionin Shqip te Zerit te Amerikes me 1943/*
WASHINGTON D.C: Këto ditë pranverore – më 13 Maj, Shërbimi Shqip i Zërit të Amerikës festojë në një mënyrë mjaft modeste 73 vjetorin e fillimit të transmetimeve, në gjuhën shqipe nga Uashingtoni.
Shërbimi botëror i “Zërit të Amerikës” i ka filluar transmetimet e tij, më 25 shkurt të vitit 1942, ndërsa në gjuhën shqipe më 13 maj të vitit 1943. Megjithë qëndrimin dyshues në fillim dhe armiqësor më vonë të Enver Hoxhës ndaj SHBA, Zëri i Amerikës nuk i ndërpreu asnjëherë transmetimet në gjuhën shqipe (sikurse bëri, fjala vjen, BBC për më shumë se një çerek shekulli në gjysmën e dytë dhe më të egër të diktaturës komuniste).
Një nga drejtuesit kryesorë, me një kontribut të paçmuar ndër dekada, përfshirë edhe ato të izolimit totalitar të Shqipërisë, nën regjimin e Enver Hoxhës, aktualisht Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë pranë “Zërit të Amerikës” Dr. Elez Biberaj, ikona e gazetarisë shqiptare në SHBA, e ka përkujtuar me një status të tij, shpërndar miqve dhe shokve, kolegeve të tij, në mendien sociale Facebook, 73 vjetorin e Zërit të Amerikës, Shërbimi në gjuhën Shqipe.
Duke kujtuar kët 73 vjetor, Dr Biberaj shkruan se :” Sot, është 73 vjetori i transmetimit të parë të Zërit të Amerikes në gjuhën shqipe”, ka shkruar kështu në statusin e tij në rrjetin shoqëror të Facebook, Dr. Elez Biberaj, i cili është Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë pranë “Zërit të Amerikës” dhe me këtë rast ai ka shpërndar një “kartolinë” në mirënjohje kolegëve të nderuar të Seksionit Shqip dhe të gjithë gazetarëve, thotë Dr. Biberaj, që kanë pasur fatin dhe nderin të punojnë për Zërin e Amerikës dhe të japin ndihmesën e tyre, sado modeste për lirinë e demokracinë e kombit tonë të dashur!
Ndërkohë, dhe ish gazetarja e Zëri i Amerikës, Mirela Milori, e cila aktualisht është me Televizionin kombëtar shqiptar ABC, nga Tirana, në profilin e saj në Facebook, për të kujtuar këtë përvjetor, ka postuar dhe tre fotografi me “diçiturën” : Zëri i Amerikës, 73 vite më parë, VOA foli shqip: JU FLET ZËRI I AMERIKËS !
“Transmetimet në shqip filluan më 13 maj të vitit 1943, një vit pas themelimit të Zërit të Amerikës. Ato vazhduan për dy vjet, deri në vitin 1945, kur edhe u ndërprenë. Pas 6 vjetësh, po më 13 maj, të vitit 1951, Zëri i Amerikës filloi transmetimet e rregullta që vazhdojnë edhe sot të pandërprera. /voa/“
Naim Dedushaj, i cili është një zyrtar i Ministrisë së Diasporës në Kosovë ka postuar një përshëndtje të cilën ai e ka quajtur “Respekt dhe falenderim për Zerin e Amerikës, të gjithëve atyre që kontribuan, ndër vite, dhe për punën tuaj të shkëlqyer z.Biberaj” shkruan Dedeushaj nga Prishtina – Kosovë
Ilir Zenku, një shqiptar i Maqedonisë, i cili tani jeton në Chicago, shkruan në statusin e tij se :”Kemi shumë fat si komb që për të krijuar urë të fortë mes Amerikës dhe Shqipërisë një nga mbajteset më të forta është puna e z.Biberaj në VOA – Zëri i Amerikës. Gjithë të mirat! dhe Susksese Zëri i Amerikës!”, shkruan nga Chicago Ilir Zenku.
Një shqiptarë , tjetër nga atdheu ynë, që duket se është dëgjues i rregullt, i Zëri i Amerikës, ka dërguar përshendetje Dr. Elez Biberajt, në statusin e tij, duke falenderuar punën e tij dhe të ekipit gazetarve.., siç shrkuan ai duke thënë “ Zëri i Amerikës, urë që na lidh me Shtetet e Bashkuar të Amerikës, rritjen bashkimit të Shqiptarisë..”Ju uroj fatë shëndetë në familje e të dashurit e afërmit tuaj…
Samir Mezini, anëtar i një familje ish të presekutuar nga Vlora, babai i të cilit ka vuajti 10 vjet në burgjet e temrshme të komunizmit, shkruan në përkujtimin e tij :”Respekt dhe falemderim ! Ky “Zë” kaq i dashur tek ne në Shqipëri, nga Uashingtoni,, ka qenë i vetmi zëri i shpreses për dekada, të tëra, për ne të presekutarit politik, nën sundimin e egër komunistë, të regjimit të Enver Hoxhës! Urime dhe Suksese!”
Meleq Zerani shkruan “Shumë urime Zerit të Amerikës dhe ju Z Elez Biberaj ku jini kontributore të paçmushme në ardhjen e demokracisë në Shqipëri ,,Zëri i Amerikës le të jetë dritare për Shqiptarët ku të mësojnë të vërtetën dhe t’a festojmë edhe 100 vjet të tjera..të përshëndes z. Elez Biberaj.., thotë ai.
Drita A. Lamaj, ka lënë shënimin e saj duke shkruar se :”Urimet më të përzëmerta Zërit Amerikës , ty z.Elez Biberaj dhe të gjith atyre që kontribuan për Demokracin e mohuar në Shqipri 45 – vite nga diktature komuniste. Këtu, shkruan ajo gjejë rastin të urojë edhe kunatin time dhe bashkpuntorin e Zërit të Amerikës, për disa vjet, gazetarin dhe publicistin Idriz Lamaj , duke ju uruar edhe 100 vite të tjera Zërit të Amerikës” nga Uashingtoni..
Kastriot Dervishi, gazetar nga Tirana, ish Drejtor i Arkivës së Ministrisë Punve të Brendshme në Shqipëri , shkruan “Mirënjohje “Zërit të Amerikës”! Ka qenë shpresa e vetme që shqiptarët kishin gjatë regjimit komunist.”
Ish i presekutuari politik Simon Mirakaj, i cili kalojë së bashku me familjen e tij 45 vjet në burgjet dhe kampet e interrnimit në Shqipëri, përcjell në këtë status urimet e tij në 73 vjetorit të Zërit të Amerikës, duke shkruar “ Keni qenë në vitet më të keqija të jetës tonë, i vetmi zë nga Uashingtoni që na mbante shpresen gjallë. kujtojë me dhimbje dhe nostlagji sot, kur “në orën 8.30( me kohën e Shqipërisë) në barangat tona të interrnimit binte heshtje për të ndëgjuar, ato 30 minuta, që ishin për ne të gjithë zëri i shpresës.Edhe njehere urime! shprehet Mirakaj.
Hamit Aliaj ka shkruar :”Mirënjohje të përjetëshme SHBA-së,Zërit …dh veçanërisht Ju,Z.Elez Biberaj,si një zë i spikatur brenda Zërit të Amerikës,që nuk e latë vetëm shqiptarinë në dimrin e saj të gjatë e të errët !”
Gazetari i njohur nga Tirana Alfons Zeneli shkruna :”Urime Zerit te Amerikes, seksionit shqip te saj si dhe urime e falenderime te vecanta ty Elez Biberaj si nje frymetar i paepur, malessor i bardhe e shqiptar i ndritur per kontributin e dhene nder dekada” thote ai.
Edhe shkrimtari e publiciti i njohur Rexhep Shashu ka lënë shënim e tij me rastin e 73 vjetorit të Zërit të Amerikës;” Urimet me të bardha Zërit të Amerikës dhe Ju personalisht z. Elez Biberaj dhe falenderimet më të përzemerta për Ju që me zërin tuaj mbajtët gjallë shpresën tek Shqiptarët, pasi ju folët shqip shqip, me zërin e lirisë , shpresës dhe demokracisë së Shqiptarëve”, shkruan Rexhep Shahu, nga Tirana.
Në morinë e urimeve dhe përshëndetjeve me rastin e 73 Vjetorit të Zërit të Amerikës, është edhe mesazhi që ka shkruar në këtë status në medien sociale Facebook, dhe ish ambasdori i Shqipërisë, në Prishtinë dhe Shkup, Ambasadori Arben Çejku, i cili shkruna :” Urimet më të përzemerta për VOA, për ju Elez Biberaj dhe gjithë kolegët e tjerë që me dekada ishin dhe mbeten drita në fund të tunelit për kombin Shqiptar, për kombin më të izoluar në Europe! Jo vetëm nostalgji për emisionet e viteve ’80 e ’90, ku kontributi i Zërit të Amerikës, ka qenë i jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha nderim e mirënjohje për kontributin që Zëri i Amerikës dha për demokratizimin e Shqipërisë dhe lirinë e pavarësinë e Kosovës! Faleminderit SHBA , që mbajti gjallë zërin shqip të Zërit të Amerikës!, përfundon , Ambasadori Arben Çejku, ish-ambasador i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoni, i cili drejton tani Qendrën Shqiptare për Qeverisjen e Mirë, në Tiranë.
Në 70 vjetorin e Zërit të Amerikës, nji ish i presekutuar politik ka thënë se :” Zëri i Amerikës, më jep kënaqësinë dhe privilegjin, që në emër të familjeve fisnike antikomuniste shqiptare, në emër të mijëra e mijëra qytetarëve që u sakrifikuan për të drejtën e fjalës, për një sistem demokratik, të uroj këtë media të madhe botërore, këtë media tek e cila gjatë 50 viteve të regjimit komunist ne shqiptarët besonim siç besonim në Zot; besonim në Zot dhe fshehtas kryenim ritet e faljes ndaj tij; po ashtu fshehtas dëgjonim këtë zë, këtë zë të lirisë, këtë zë të fjalës. …!
Sot, në emër të atyre familjeve, në emër të të gjithë atyre ish qytetarëve shqiptarë që u përndoqën nga një regjim komunist terrorist, unë përulem me respektin më të thellë, me nderim më të madh ndaj të gjithë gazetarëve që sakrifikuan jetën e tyre për të vërtetën, për lirinë dhe për demokracinë… ashtu siç përulem edhe përpara bashkëkombasve të mi, të cilët dhanë jetën vetëm së dëgjuan Zërin e Amerikës. ..!” ka thënë Besim Ndregjoni kryetar i të Përndjekurve Politik në Shqipëri, tri vjetë më parë ndërsa, ai kujtonte 70 vjetorin e Zërit të Amerikë, e cila sot ka mbushur 73 vjetë nga emisoni i saj në gjuhën shqipe.
Sot, në emër të atyre familjeve, në emër të të gjithë atyre ish qytetarëve shqiptarë që u përndoqën nga një regjim komunist terrorist, unë përulem me respektin më të thellë, me nderim më të madh ndaj të gjithë gazetarëve që sakrifikuan jetën e tyre për të vërtetën, për lirinë dhe për demokracinë… ashtu siç përulem edhe përpara bashkëkombasve të mi, të cilët dhanë jetën vetëm së dëgjuan Zërin e Amerikës. ..!” ka thënë Besim Ndregjoni kryetar i të Përndjekurve Politik në Shqipëri.
***
*Shenim i Editorit te Diellit:
Urime Zerit te Amerikes, simbolit te Fjales se Lire, aleatit me te rendesishem te shqiptareve ne rrezimin e diktatures komuniste, Zeri i se vertetes, zeri qe solli mesazhet e Lirise dhe “vrau” friken ne kohen e veshtire! Ne kete pervjetor gjej rastin qe te permend faktin se nder gazetaret qe hapen seksionin shqip te “Zerit te Amerikes” ishte edhe Editori i Diellit per funvitin 1936 e deri me 1939, i pari gazetar qe kreu studimet per Gazetari ne Universitetin e Kolumbias ne Nju Jork, Nelo Drizari. Ai e editoi Diellin per me shume se 3 vite, ishte autor i te parit Fjalor “Shqip-Anglisht” dhe Anglisht Shqip, qe me 1926, autor i Gramatikes, shkroi edhe romanin
“Four Seas to dreamland”, ”Katër Stinë për në vendine ëndrave”, ”Xhek London dhe ëndra e pamundur”, “Kopshti piktoresk i magjepsjes” si dhe librin”Skenderbeu”. Nelo Drizari shkroi dhe poezi, kontribuoi ne gazetarine amerikane, duke u bere avokat i Shqiperise, ish me pikpamje monarkiste, besnik i Zogut dhe i Konices. Ne arkivin e Vatres ndodhet dhe rekomandimi qe Vatra i dha ish editorit te Diellit, kur nisi punen ne Zerin e Amerikes.
Editori i Diellit
Dalip Greca.
Please follow and like us: