Albspirit

Media/News/Publishing

Skandali seksual i Shukri Xhelilit, çfarë ndodhi 3 muaj më parë me mamanë e 20-vjeçares?

DETAJET/ Skandali seksual i Shukri Xhelilit, çfarë ndodhi 3 muaj më parë me mamanë e 20-vjeçares?

 

shukri xhelili

Tre muaj më parë, me urdhër Shukri Xhelilit, është pushuar nga puna nëna e 20-vjeçares që realizoi video-skandalin seksual.

Abc News shkruan se kjo mund të jetë një nga arsye përse vajza vendosi të filmonte kryetarin e Bashkisë së Peshkopisë dhe të bënte publike videon ku Xhelili i kërkonte favore seksuale për një vend pune.

Mësohet se e ëma e 20-vjeçares punonte si sanitare tek zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe me pas është dërguar tek ndërrmarrja e llixhave që administrohet nga bashkia e Dibrës.

Aty është dhënë urdhri nga ish-kryebashkiaku për ta larguar nga puna. Vendin e saj të punës e ka zënë një njeri shumë i afërt me Shukri Xhelilin.

E reja pasi u mor në pyetje nga policia është lënë e lirë. Nuk dihet ende nëse familja e vajzës vazhdon të qëndrojë me në Dibër apo është larguar në një qytet tjetër.

Ndërsa dosja penale ndaj Shukri Xhelilit pritet t’i dërgohet Prokurorisë për Krime të Rënda për akuzën e “korrupsionit pasiv të personave të zgjedhur” dhe “Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën”, mbetur në tentativë.

Në videoskandalin e publikuar në media shfaqet Shukri Xhelili teksa i kërkon favore seksuale 20-vjeçares në këmbim të një vendi pune.

Please follow and like us: