Albspirit

Media/News/Publishing

Tension në Republikën Serbe të Bosnjës

Momente tensioni janë vërejtur këtë të shtunë në Banja Lukë, kryeqendra e Republikës Serbe të Bosnjës, për shkak të manifestimit të Aleancës për Ndryshim.

Bëhet fjalë për koalicionin e 6 partive të opozitës dhe anti-manifestimin e koalicionit qeverisës të drejtuar nga presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik.

Dy manifestimet, në të cilat kanë marrë pjesë mijëra persona, kanë qenë në distancë prej 1 kilometër e gjysmë nga njëra-tjetra, në qendër të qytetit.

Të gjitha subjektet tregtare kanë qëndruar të mbyllura, ndërkohë që kanë qenë të angazhuar rreth 2 mijë agjentë.

Në Serbi ndërkohë, sikurse ka thënë ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanoviq, policia ka ndaluar 120 persona që ishin drejtuar për në Banja Llukë me qëllim që të shkaktonin incidente.

Opozita kërkon dorëheqjen e Dodikut për shkak të keqqeverisjes, gjendjes së rëndë ekonomike dhe shkallës së lartë të korrupsionit, përcjell TCH.

Nga ana e tij, Dodik akuzon partitë e opozitës që janë pjesë e qeverisë qendrore të Bosnjës për “tradhti të Republikës Serbe”.

Please follow and like us: