Albspirit

Media/News/Publishing

Transportet: Fajtorë për aksidentet vet shoferët

Përveç infrastrukturës së dobët rrugore Shqipëria përballet me një kulturë të ulët të drejtimit të mjeteve nga qytetarët. Sipas shifrave zyrtare, faktori njeri në drejtim të automjetit përbën 74 përqind të shkaqeve për aksidentet me vdekje, 22 përqind janë përdoruesit e tjerë të rrugës motocikliste, përdorues biçikletash dhe këmbësorë.

Pjesa tjetër e aksidenteve fatale është pasojë e infrastrukturës. Në faktorin njerëzor kemi një ndryshim të shkaqeve, nga përdorim i pijeve alkoolike, tani pjesa më e madhe e aksidenteve me vdekje ndodhin për arsye të tejkalimit të shpejtësisë, informon televizion Top Channel.

“Sipas statistikave, drejtuesit e mjeteve shkakun kryesor kanë tejkalim shpejtësie. Para 3-4 vjetëve kanë qënë pijet alkoolike. Ka rënë shumë ndjeshëm dhe nuk është ndër shkaqet kryesore të aksidenteve. Kemi rritur masat e gjobave dhe kjo ka influencuar dhe janë ulur shumë rastet e aksidenteve nga pijet alkoolike”, thotë Flamur Mullisi, specialist aksidentesh MTI.

1463231729aksidentet

Në 2015 në Shqipëri pati 270 aksidente me humbje jetësh. Shifra është në rënie krahasuar me vitin 2010, ku numri i aksidenteve fatale ishte 378. Gjithësesi nga specialistët gjykohet se duhen më shumë fushata sensibilizuese me qëllim parandalim.

Please follow and like us: