Turqia do të marrë pjesë në stërvitjen e NATO-s “Tiger Meet-2016”
Forcat Ajrore Turke në stërvitjen “NATO Tiger Meet-2016” që do të zhvillohet në datat 16-27 maj në Spanjë do të marrë pjesë me 5 avionë F-16, njofton Shtatmadhoria turke në një komunikatë publikuar në internet.
Stërvitja “NATO Tiger Meet-2016” do të zhvillohet në datat 16-27 maj në bazën ajrore të Saragozës në Spanjë. Krahas Turqisë në këtë stërvitje do të marrin pjesë 14 vende anëtare të NATO-s dhe njësitë ajrore të Aleancës.
Sipas një komunikate publikuar në faqen zyrtare të internetit të Shtatmadhorisë Turke Turqia në këtë stërvitje do të marrë pjesë me 5 avionë të saj të tipit F-16.
Stërvitja do të realizohet me pjesëmarrjen e skuadriljeve me kodin e thirrjes “Tigri” që janë pjesë e forcave të armatosura të vendeve pjesëmarrëse. Synimi i stërvitjes është të testojnë aftësinë e realizimit të detyrës në një mision shumëkombësh që ka në përbërje skuadriljet anëtare të Aleancës.
Një qëllim tjetër i stërvitjes është rritja e aftësisë për të bashkërealizuar një operacion, rritja e frymës kolektive dhe e përvojës dhe akumulimit të dijet në përshtatje me objektivat e NATO-s.