Albspirit

Media/News/Publishing

Video-skandali/ Në mars u dogj makina e djalit të Shukri Xhelilit

Video-skandali/ Në mars u dogj makina e djalit të Shukri Xhelilit

Duket se çështja e video-skandalit ndaj Shukri Xhelilit, ish-kryebashkiakut të Dibrës, i ka rrënjët më të thella se ç’duket. Në muajin mars, makina e djalit të kryetarit të Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili është gjetur e djegur në orët e para të mëngjesit. Burime nga policia lokale pohuan se ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 në lagjen “Aksioni” të qytetit të Peshkopisë, pranë banesës së familjes Xhelili.

Denoncimi është bërë nga vetë kryebashkiaku, i cili ka konstatuar djegien e mjetit të të birit (Klodianit) rreth orës 07:00. Pas informacionit të marrë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Sipas bluve, pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake, dyshohet për një zjarrvënie të qëllimshme. Kryetari i Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili tha në atë rast se, “përderisa ekspertiza e nxori zjarrvënie të qëllimshme, dyshoj se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës ose reformës së bërë në bashki pas marrjes së mandatit si kryetar”.

Ndërkaq, policia e Dibrës hetoi edhe në një pistë tjetër që ka të bëjë me ndonjë konflikt të mundshëm të djalit të kryebashkiakut me persona të tjerë. Shukri Xhelili ishte në mandatin e tij të parë në krye të Bashkisë se Dibrës, i zgjedhur nën logon e Partisë Socialiste. Megjithëse ngjarja u transmetua gjerësisht në media sërish asnjë fajtor nuk u gjend nga Policia, ndërkohë sot mund të hidhen dyshime se mes video-skandalit dhe djegjes së makinës mund të ketë lidhje të tjera.

Please follow and like us: