Ylli i fitnesit në Instagram zbulon sekretin për të pasmet perfekte
Njihuni me Brittany Perille Yobe, yllin e fitnesit në Instagram e cila ka mbi 700 mijë ndjekës në rrjetin social falë trupit dhe të pasmeve të saj perfekte.
27 vjeçarja, e suprizuar që shumë njerëz e akuzojnë se kryer ndërhyrje kirurgjikale, ka zbuluar se sa punë dhe përkushtim duhet për të patur një fizik të tillë.
“Gjenetika luan një rol të rëndësishëm në madhësinë e fundshpinës tuaj, por të rritësh muskujt aty është absolutisht e mundur,”- shprehet ajo për Cosmopolitan.com.
Brittany, e cila ka një bark mjaft të tonifikuar, bel 0.5 metra, krahë me muskuj, dhe të pasme perfekte, thotë se stërvitet vetëm tre herë në javë.
Çuditërisht ajo tha, se squats – ushtrime që të gjithë mendojmë se janë çelësi për një fundshpinë sa më të rrumbullakët- nuk janë mënyra më e mirë për të arritur rezultate. Trajneria bën 10 ushtrime teksa qëndron mbi shpinë e ngre pesha të rënda.
Yobe shkon në palestër dy herë në ditë për gjashtë ditë të javës, stërvit muskujt në mëngjes dhe bën kardio në mbrëmje.
Britanny gjithashtu ndjek një dietë strikte dhe shmang ushqime si djath, grurë, hudhër, qepë e sheqer artificial.