Albspirit

Media/News/Publishing

Zonat e mbrojtura, në Shqipëri 40.000 ha kanë status të veçantë

Manjola Hasa
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=YDGtxW4m2no]

16% e territorit të vendit ose e thënë ndryshe 400.000 ha janë zona të mbrojtura, të rregulluara me një ligj të vençantë, për shkak të resureve të rëndësishme natyrore. Për ekspertët  kjo është një hapësirë e konsiderushme për zhvillimin e turizimit që do të gjeneronte të ardhura për ekonominë, por këto zona janë keqmenaxhuar, të shpyllëzuara, më mungesë infrastrukturore dhe informacioni për tursitët. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura është në fazën e përfundimit të draftit me qëllim menaxhimin e tyre; projektigji përmban 3 shtylla kryesore:

Zamir Dedej, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura: E para do të jetë mirëmenaxhimi duke kaluar planet e menaxhimit që do ta aprovohen në Këshillin Kombëtar të Territorit. E dyta do të jetë menaxhimi financiar. Ne do të kërkojmë që të gjithë bizneset që zhvillohen brenda zonave të mbrojtura të kontribuojnë me tarifa lehtësuese për mirëmenaxhimin e tyre. Dhe e treta është të forcojmë rolin e rojeve mjedisore në ndalimin e aktiviteteve të paligjshme.

Edhe Tirana ofron mundësi për zhvillimin e turizimit malor siç është Parku Kombëtar i Dajtit. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit synon që nëpërmjet aktiviteteve kulturore e sportive dhe ndërhyjeve në infrastrukturë nga bashkia e Tiranës ta kthejnë në një atraksion turisik dhe për sported e aventurës.

Blendi Gonxhe: Mungojnë mjaft kushtet, aspektet e infrastrukturës rekreative, të sinjalistikës, të infrastrukturës sanitare, instalime të ndryshme, të parkimeve.

Grupet e interesit; në këtë rast Federate e Sporteve të Natyrës sheh me rëndësi krjimin e shtigjeve të reja në zonën e Dajtit pasi ka një numër të konsiderueshem personash të apasionuar pas sporteve të aventurës.

Edvin Kasimati:  Mund të jenë edhe 100 mijë praktikues të sportit të biçikletës dhe të biçiklletës malore. Ne Dajt ne kemi sbumë shtigje të panjohura.

Vendi ynë ofron dhe mundësi të zhvillimit të turzimit malor. Turistët, siç është ky grup i të rinjvë nga Gjermania dhe Polonia japin impresionet për bukritë tona malore.

Drafti i zonave të mbrotjtura parashikon penalitete të rënda për dëmtuesit dhe shkatërruesit e resureve natyrore e turistike.

Please follow and like us: