Albspirit

Media/News/Publishing

​Ministret franceze reagojnë kundër ngacmimit seksual

​Ministret franceze reagojnë kundër ngacmimit seksual

Shtatëmbëdhjetë gra, që dikur udhëhiqnin ministri të caktuara në Francë, thanë se më nuk do të heshtin lidhur me ngacmimin seksual që u bëhet në politikën franceze, shkruan BBC. Ato kanë shkruar një deklaratë, ku të gjitha nënshkrueset janë apo ishin ministre në Francë. Në mesin e tyre raportohet se është edhe Christine Lagarde, e cila është në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe ish ministre e Financave në Francë. “Ashtu si të gjitha gratë që kanë marrë pozitat, në të cilat deri atëherë ishin vetëm meshkujt, ne kemi për të luftuar edhe kundër seksizmin”, deklaruan ato. Sipas tyre, nuk është se gratë duhet të përshtaten nëpër vendet e tyre të punës, por njerëzit e tjerë duhet të ndryshojnë sjelljen. Në artikujt e publikuar janë dhënë shembuj të tillë të ngacmimeve. Një i ngjashëm ishte me ministren e kulturës në Francë, Fleur Pellerin, e cila ishte ngacmuar seksualisht gjatë kohës sa ishte emërtuar në detyrë.

Please follow and like us: