Albspirit

Media/News/Publishing

100 vrasjet më të bujshme në botë

Botohen 100 vrasjet më të bujshme në historinë e njerëzimit. Ato vrasje që janë shoqëruar me më shume bujë, zhurmë, debat, por edhe reagimi e kundër-reagime. Nganjëherë edhe me vrasje që të çojnë drejtë hakmarrjeve. Por edhe si ajo e Arqidulës në Sarajevë që shkaktojë edhe Luftën e Parë Botërore. Gjithçka nis me atë 14 prill të vitit të largët 1865, kur presidenti amerikan, Abraham Linkoln, u shndërrua njëherësh edhe në personalitetin më të lartë të një shtetit modern, që mbetet i vdekur nga një atentator. Por vrasjet vijojnë më parë edhe me Aleksandrin e Dytë të Rusisë. Për të vijuar po me një president amerikan, që më 2 korrik 1881 ishte Garfield në Washington. Por, nuk i ka shpëtuar vrasjes as presidenti Francës. Sadi Carnot ekzekutohet në Lion më 24 qershor 1894. Katër vite më vonë, si të bëhej për kompensim, vritet mbretëresha e Austrisë, Elisabeth. Për të vijuar më pas me mbretër, kryeministra, presidentë, por edhe njerëz të artit. Nga presidenti amerikan John Kennedy dhe vëllai i tij, Bob Kennedy. Nga Luter King tek kryeministri i Italisë, Aldo Moro. Nga solisti i “Beatles” John lennon, tek stilisti i famshëm, Gianni Versaçe.  Një zinxhir vrasjesh që lanë pas shume mistere, fakte të debatueshme dhe të gjitha janë pjesë e historisë së botës. Një speciale e rrallë në rubrikën “Observer Weekend”.

1. 14 prill 1865. Presidenti amerikan, Abraham Linkoln, qëllohet nga Jonm Wilkes Booth, një aktor shumë i njohur, në teatrin ”Ford” të Washingtonit. Vdiq në 15 prill.

2. 13 mars 1881. Vritet Aleksandri II I Rusisë

3. 2 korrik 1881. Presidenti amerikan, James A. Garfield, qëllohet nga Charles J. Guiteau, në Washington DC. Vdiq në 19 shtator.

4. 25 qershor 1894. Vritet presidenti i Francës, Marie Francois Sadi Carnot. Ai u qëllua me thikë nga një anarkist italian me emrin Sante Geronimo Caseroi. Vdekja e tij shkaktoj tmerr dhe dhimbje në vend.

5. 19 shtator 1898. Vritet perandoresha, Elisabeth e Austrisë, e goditur me thikë nga anarkisti Italian, Luigi Leçheni.

6. 29 korrik 1900. Vritet Umberto I, mbret i Italisë.

7. 6 shtator 1901. Vritet në Bufalo, New York, presidenti amerikan, William Mckinley. Vdiq në 14 shtator. Ekzekutohet si autor i krimit Leon Czolgosz.

8. 17 qershor 1904. Vritet guvernatori i Përgjithshëm i Finlandës, Nikolai Ivanovich Bovrikov. Vrasja e tij është përmendur dhe përshkruar nga James Joyce në romanin e tij “Uliksi”.

9. 1 shkurt 1908. Vritet në Lisbonë mbreti Karlos I dhe djali i tij, Luis Felipe.

10. 23 shkurt 1913. Vritet presidenti i Meksikës, Francisco Madero dhe zëvendëspresidenti Jose Pino Suarez.

11. 18 mars 1913. Vritet mbreti i Greqisë, Georgios.

12. 16 mars 1914. Vritet kryeredaktori i gazetës “Le Figaro” Gaston Calmette. Ai u vra nga gruaja e ministrit të Financës Joseph Caillaux. Ajo e qëlloi katër herë nga frika se ai mund të bënte publike lidhjen e saj jashtëmartesore.

13. 28 qershor 1914. Vritet në Sarajevë të Bosnjës arqiduka, Francis Ferdinant i Austro-Hungarisë dhe gruaja e tij. Autori ishte Gavrilo Princip.

14. 30 dhjetor 1916. Vritet Grigori Rasputin, murgu rus i gjithëpushtetshëm.

15. 12 korrik 1918. Vritet Duka i Madh, Michael i Rusisë.

16. 16 korrik 1918. Ekzekutohet cari i dorëhequr rus, Nicholas II, gruaja e tij, carina Aleksandra, djali i tyre Aleksis, vajzat e tyre Olga, Tatiana, Marie, Anastatia, dhe katër shërbëtorë. Autorë ishin bolshevikët Ekateringburg.

17. 31 tetor 1918. Vritet ish-kryeministri i Hungarisë, Istvan Tisza. Ai u vra në Budapest nga një grup ushtarësh gjatë revolucionit të tetorit 1918.
18. 14 dhjetor 1918. Vritet Presidenti i Portugalisë, Sidonio Pais. Vrasja e tij u bë nga ushtaraket që përgatisnin një grusht shteti.

19. 20 maj 1920. Vritet në Tlaxcalantongo presidenti meksikan, Venustiano Carranza.

20. 8 mars 1921. Vritet Eduardo Dato Lradier, kryeministër i Spanjës. Ai u vra nga një anarkist katalanjas duke dalë nga ndërtesa e Parlamentit në Madrid.

21. 22 gusht 1922. Vritt Michael Collins, president i Qeverisë së Përkohshm dhe lider guerrilasi IRA-s gjatë Luftës Irlandeze për Pavarësi.

22. 14 shkurt 1922. Vritet ministri i Brendshëm i Finlandës. Ai u qëllua në derën e shtëpisë së tij në Helsinki. Kjo ngjarje bëri bujë të madhe në një vend të qetë siç ishte Finlanda.

23. 22 gusht 1922. Vritet revolucionari irlandez, Michael Collins.

24. 16 dhjetor 1922. Vritet në vashave presidenti polak, Gabriel Narutowiicz.

25. 14 qershor 1923. Vritet kryeministri i Bullgarisë, Aleksandër Stamboliyski. Ai u mor peng dhe u torturua përpara se të vritej.

26. 18 shkurt 1923. Ministri i Financave, Alois Rasin, u qëllua nga anarkisti i ri, Josef Soupal. Ai nuk vdiq menjëherë, por humbi jetën disa ditë më vonë për shkak të plagëve të rënda.

27. 20 korrik 1923. Vritet në Parral të Meksikos, gjenerali, Francisco Villa ”Panço” ish-udhëheqës rebel.

28. 10 korrik 1927. Vritet politikani irlandez, Kevin O’Higgins. Ai ka shërbyer i zëvendëspresident i Këshillit Ekzekutiv dhe si ministër i drejtësisë. Ai u vra nga tre anëtarë të IRA-s që ishin kundër traktatit.

29. 17 korrik 1928. Vritet në San Angel të Meksikos gjenerali Alvaro Obregon, presidenti i sapozgjedhur i Meksikos.

30. 14 prill 1932. Vritet kryeministri i Japonisë, Hamaguchi Osachi. Ai u vra në stacionin e Tokios nga Tomeo Sagoya, një anëtar i shoqërisë sekrete ultra-nacionaliste, “Aikolu-sha”.

31. 6 maj 1932. Vritet presidenti i Francës, Paul Doumer. Ai u qëllua nga Paul Gorguloff, një emigrant rus me çrregullime mendore. Ai u vra gjatë hapjes së një panairi.

32. 15 maj 1932. Vritet kryeministri i Japonisë Inukai Ysuyoshi. Vrasja e tij shënoi fundin e kontrollit politik civil mbi vendimet e qeverisë.

33. 25 korrik 1934. Vritet kancelari i Austrisë, Engelbert Dollfus. Ai ka shërbyer si kancelar i Austrisë dhe si diktator i vendit, gjithashtu, derisa u vra nga agjentët nazistë.

34. 26 shkurt 1936. Vritet kryeministri i Japonisë, Takahashi Korekiyo. Pavarësisht suksesit të tij në zbutjen e pasojave të Depresionit të Madh, politikat e tij fiskale krijuan armiq në ushtri, ndaj dhe ai u vra nga oficerët të ushtrisë.

35. 19 gusht 1936. Nacionalistët spanjollë vrasin poetin Frederico Garcia Lorca. Vrasja e tij u bë nga një togë pushkatimi, ndërsa në varrin e tij nuk u shkrua emri.

36. 21 shtator 1939. Vritet kryeministri i Rumanisë, Armand Calinescu, në një aksident të qëllimshëm automobilistik. Bashkë me të humbën jetën shoferi dhe badigardët.

37. 20 gusht 1940. U vra në Meksikë Leon Trocki. Ideologu i madh i marksizmit dhe krijuesi i internacionales së Katërt, që do t’i bënte opozitë asaj që drejtohej nga Stalini, humbi jetën në zyrën e tij i goditur nga një shufër hekuri e përshtatur në forme thike. Ai ishte një nga drejtuesit dhe komandantët e Ushtrisë së kuqe dhe drejtues i ÇEKA-s, që luajti rolin e shërbimit sekret në ushtri, kundër Armatës së Bardhë.

38. 25 prill 1945. Vritet udhëheqësi fashist, Benito Musolini nga partizanët.

39. 30 janar 1948, vritet lideri shpirtëror dhe i lëvizjes së pavarësisë së Indisë, Mahatma Gandhi. Ai ishte pionieri i “Satyagrha” rezidenca pa dhunë ndaj tiranisë.

40. 18 gusht 1950. Vritet kryetari i Partisë komuniste të Belgjikës, Julien Lahaut. Vdekja e tij shkaktoi greva në gjithë vendin dhe në funeralin e tij ishin të pranishëm 300 mijë njerëz.

41. 7 mars 1951. Vritet kryeministri i Iranit, Ali Razmara. Ai u vra nga 26-vjeçari Kahlil Tahmasebi. Razmara u bë kryeministri i parë iranian i vrarë.

42. 1 nëntor 1963. Vritet presidenti i parë i Vietnamit të jugut, Ngo Dinh Diem. Ai u vra në një grusht shteti, teksa po përpiqej të largohej nga vendi.

43. 22 nëntor 1963. Vritet presidenti amerikan, John Fitzgerald Kennedy. Ai u vra në Dallas të Teksasit dhe LeeHarvey Oswald u dënua për krimin, por ai u vra para se mund të dilte para gjyqit.

44. 27 janar 1965. Vritet kryeministri i Iranit, Hassan Ali Mansur. Ai qëndroi në këtë post gjatë Revolucionit të Bardhë të shahut Mohammad Reza Phalavi dhe u vra nga një anëtar i organizatës “Fadayane Islam”.

45. 13 shkurt 1965. Vritet Humberto Delgado, kandidat për president i Portugalisë së bashku me sekretarin e shtetit brazilian, Arajaryr Moreira de Campos, gjatë kalimit të kufirit të dy vendeve.

46. 21 shkurt 1965. Vritet Malcolm X, një afrikano-amerikan, aktivist i të drejtave të njeriut. Ai u vra teksa po mbante një fjalim në qytetin e Nju Jorkut.

47. Vritet ish-presidenti i El Salvadorit. Ai u vra teksa jetonte në azil politik në Honduras. Ai u vra nga shoferi i tij, djali i një personi që kishte qenë viktimë e diktaturës.

48. 4 prill 1968. Vritet aktivisti i famshëm Martin Luther King. Ai u vra në Tenesi, dhe në SHBA ka një dite feste zyrtare me emrin e personit më të ri që ka marrë çmimin “Nobel” për paqe.

49. 6 qershor 1968. Vritet Robert Kennedy, vëllai i John F. Kennedy. Ai ishte Prokuror i Përgjithshëm i SHBA-së dhe senator i Nju Jorkut.

50. 29 maj 1970. Vritet presidenti i Argjentinës, Petro Eugenio Arambu Cilveti. Ai u rrëmbye nga organizata “Montoneros”dhe u ekzekutua për përfshirje në vrasjen e gjeneralit Juan Jose Valle.

51. 28 nëntor 1971. Vritet kryeministri i Jordanisë, Wasfi al-Tal, i cili e mbajti këtë post për disa mandate radhazi. Ai u vra nga njësia “Shtatori i Zi”, pjesë e Organizatës Çlirimit të Palestinës.

52. 16 shtator 1970. Vritet në Itali në një atentat të tipit mafioz gazetari i njohur Mauro de Mauro. Ngjarja bëri bujë për faktin se De Mauro ishte gazetari i parë që publikonte fakte mbi familjet mafioze. Vrasja e tij u bë pas botimit të një afere korruptive te një bosi mafioz me një politikan.

53. 20 dhjetor 1973. Kryeministri spanjoll, Luis Carreto Blanco, vritet në qendër të Madridit nga terroristë të ETA-s. Vrasja u bë duke i vendosur një bombë në makinën e tij.

54. Qershor 1976. Vritet presidenti i Bolivisë, Juan Jose Torres Gonzales. Ai u vra në Buenos Aires si pjesë e operacionit “Condor”.

55. 7 prill 1977. Vritet Prokurori i Përgjithshëm gjerman, Siegfried Buback. Autoritetet gjermane nuk kanë mundur të zbulojnë se kush e ngiste biçikletën, nga ku u qëllua Buback.

56. 9 maj 1978. Vdes kryeministri italian, Aldo Moro. Ai ishte rrëmbyer më 16 mars 1978 nga “Brigadat e Kuqe”, anëtarët e së cilës e vranë 55 ditë pas rrëmbimit.

57. 29 maj 1979. Vritet John Wood, gjykatësi i parë federal amerikan i vrarë në shekullin e 20-të. Ai u vra para shtëpisë së tij në Teksas nga Charles Harrelson.

58. 29 tetor 1979. Ministri i Punës së Francës, Robert Boulin, u gjet i vdekur. U dokumentua si vetëvrasje, por më vonë dolën shumë fakte që e bënë të duket si vrasje.

59. 26 tetor 1979. Vritet presidenti i Koresë së Jugut, Park Chung-Hee. Ai u qëllua nga Kim Kae-Kyu, drejtor i KCIA,  me pretendimin se Park ishte pengesë në rrugën drejt demokracisë.

60. 20 shkurt 1980. Vritet politikani francez, Joseph Fontanet. Ne 17 vitet e tij në parlament ai ka mbajtur poste të ndryshme në qeveri. Askush nuk është dënuar për vrasjen e tij.

61. 19 qershor 1980. Nihat Erim, ish-kryeministër i Turqisë, vritet në një atentat në Stamboll.

62. 8 dhjetor 1980. Vritet muzikanti i famshëm dhe anëtar i grupit” Batles” John Lennon. Ai u vra në Nju Jork nga një person me ç’rregullime mendore.

63. 30 gusht 1981. Vritet kryeministri i Iranit, Muhammad Javad Bahonar. Ai u vra gjatë një shpërthimi me bombë, së bashku me presidentin e Iranit, Muhammad Ai Rajai.

64. 30 gusht 1981. Vritet presidenti i Iranit, Muhammad Ai Rajai. Ai u vra nga një shpërthim me bombë, të vendosur ë një sallë konferencash, ku ai ishte i pranishëm.

65. 6 tetor 1981. Vritet presidenti i Egjiptit, Muhammad Anwar Al Sad. Ai ishte presidenti i tretë i Egjiptit dhe një prej anëtarëve të grupit “Oficerët e Lire” që rrëzuan dinastinë e Muhammad Ai më 1952.

66. 31 tetor 1984. Vritet kryeministria indiane, Indira Gandhi. Ajo ka shërbyer si kryeministre për katër mandate dhe është kryeministrja e parë dhe e vetme femër në Indi.

67. 1 mars 1986. Vritet para hyrjes së shtëpisë kryeministri  suedez, Sven Olof Joachim Palme. Christer Petterson u akuzua si vrasësi i tij, por arma e krimit nuk është gjendur ende.

68. 1 qershor 1987. Vritet kryeministri i Libanit, Jashid Karami. Ai vdiq një orë pasi një bombë u vendos në helikopterin e tij, teksa po shkonte në Beirut. Ai ishte i vetmi që u vra nga shpërthimi.

69. 22 nëntor 1989. Vritet presidenti i Libanit, Rene Moawad. Edhe pse dyshohet se vrasja është kryer nga forcat pro-siriane, askush nuk është dënuar për vrasjen e tij.

70. 30 nëntor 1989. Vritet drejtori i bankës ”Deusche Bank” Alfred Herrhausen. Ai u vra në një atentat të sofistikuar me bombë, teksa largohej nga shtëpia e tij.

71. 26 shtator 1989. Vritet politikani grek, Pavlos Bakoyannis, bashkëshort i ministres së Jashtme aktuale të Greqisë, Dora Bakoyannis.

72.22 mars 1990. Vritet inxhinieri kanadez, Gerald Bull, i cili po krijonte një armë shumë të avancuar për qeverinë irakiane. Ai u qëllua jashtë shtëpisë së tij në Bruksel, Belgjikë.

73. 21 maj 1991. Vritet Rajiv Gandhi, ish-kryeministër i Indisë dhe djali i madh i Indira dhe Feroze Gandhi. Ai ishte kryeministri me i ri i Indisë, duke u zgjedhur në një post të tillë në moshën 40-vjeçare.

74. 6 gusht 1991. Vritet ish-kryeministri i Iranit, Shapour Bakhtiar. Pas Revolucionit Indian, ai kishte emigruar në Paris, ku dhe u vra në vitin 1991.

75. 11 korrik 1991. Vritet përkthyesi japonez i veprës së Salman  Rushdie ”The Satanic Verses (vargjet satinike)”. Ai u godit me thikë nga një person i panjohur në Universitetin e Tsubukuas ku jepte mësim.

76. 18 korrik 1981. Vritet politikani belg socialist, Andre Cools. Ai njihej me nofkën ”Mjeshtri i Flemalle’s”. Ndërkohë që policia hetonte për vrajsen e tij, u bënë publike shumë skandale, në të cilat ai ishte i përfshirë.

77. 23 mars 1992. Vritet prokurori anti-mafia, Giovanni Falcone. Ai u vra nga mafia, së bashku me gruan dhe tre badigardët e tij nga një shpërthim i 350 kilogram dinamiti i vendosur në rrugën nga po kalonte prokurori i famshëm

78.19 korrik 1992. Vritet prokurori anti-mafia, Paolo Borsellino. Ai u vra nga një makinë bombë në Palermo, më pak se dy muaj pas vrasjes së mikut të tij, Giovanni Falcone.

79. 24 maj 1993. Vritet kandidati meksikan Juan Jesus Posadas Ocampo. Ai u vra në një parkim në aeroportin ndërkombëtar të Guadalaharës dhe sipas policisë, ishte vrarë gabimisht gjatë të shtënave mes dy karteleve rivale.

80. 2 korrik 1994. Vritet futbollisti kolumbian, Andres Escobar Saldarriaga. Nuk janë të qarta shkaqet e vrasjes, mendohet se një arsye është goli i tij në kupën FIFA, 1994, pasi ishin vënë baste të mëdha.

81. 4 nëntor 1995. Vritet kryeministri izraelit dhe Nobelisti i Paqes, Yitzhak Rabin. Ky ishte kryeministri i parë i Izraelit që vritet dhe i dyti që vdes në detyrë.

82. 26 qershor 1996. Vritet gazetarja irlandeze, Veronica Guerin. Ajo u qëllua nga një motorçikletë, teksa udhëtonte me makinën e saj jashtë Dublinit.

83. 27 shtator 1996. Vritet presidenti i Afganistanit Mohammed Najibullah. Ai u vra nga talebanët gjatë rrethimit të Kabulit.

84. 2 tetor 1996. Vritet ish-kryeministri bullgar, Andrey Lukanov. Ai u vra jashtë apartamentit të tij në Sofje, ku u qëllua në kokë dhe kraharor nga një person i vetëm, i cili u arratis dhe nuk u kap kurrë.

85. 15 qershor 1997. Vritet në Majami stilisti i famshëm, Giani Versace-s. Andrew Cunanan kishte planifikuar të vriste pesë persona në tre muaj. Dy të parët ishin ish-të dashurit e tij. Më pas ai vrau stilistin e famshëm, Giani Versace, në Majami. Nga ato që dihen, Cunanan-it i pëlqente të shpenzonte para që nuk ishin të tijat dhe të drogohej. Pas vrasjeve, 27-vjeçari homoseksual me AIDS vrau veten në një bankë të braktisur 2 milje nga vendngjarja e krimit të fundit.

86. 27 tetor 1999. Vritet përballë Parlamentit Armenian, kryeministri i Armenisë, Vazgen Sargsyan. Një hero i luftës dhe ministri i Parë i Mbrojtjes në shtetin armen.

87. 17 tetor 2001. Vritet gjenerali dhe historiani izraelit, Rehavam ”Gandhi” Ze’evi, i cili themeloi Partinë nacionaliste të krahut të djathtë, Moledet. Ai u vra nga Hamdi Quran.

88. 19 mars 2002. Vritet këshilltari i ministrit Italian të Punës, Marco Biagi, Ai u vra nga anëtarë të Brigadave të Reja të Kuqe, për shkak të rolit të tij si këshilltar ekonomik i Roberto Maronit.

89. 6 maj 2002. Vritet publicisti dhe politikani holandez, Pim Fortuyn. Ai u vra nga një militant i të drejtave të kafshëve, Volkert der Graaf.

90. 21 nëntor 1992. Ministri i Ekonomisë së Spanjës, Ernest Lluch Martin, Vritet nga organizata terroriste ETA brenda në shtëpinë e tij.

91. 23 korrik 2003. vritet politikani amerikan, James E.Davis. Ai u vra nga një politikan rival në Bashkinë e Nju Jorkut, duke u kthyer në një rast të rrallë e të çuditshëm.

92. 12 mars 2003. Vritet kryeministri i Serbisë, Zoran Gingjiç, nga një grup kriminal. Vrasësi i tij ishte ish-ushtaraku i ushtrisë serbe, Milorad Lukoviç, i njohur ndryshe si ”Legija”.

93. 11 shtator 2003. Ministria e Jashtme suedeze, Anna Lindh, vritet nga një i sëmurë vendor, Mijailo Mijailoviae, me thikë në momentin që po hynte në supermarket.

94. 9 korrik 2004. Vritet gazetari amerikan me orgjinë ruse, Paul Klebnikov. Ai ishte kryeredaktor i revistë ”Forbes”, në botimin rus dhe vrasja e tij u konsiderua si një goditje ndaj gazetarisë investigative ne rusi.

95. 2 nëntor 2004. Vritet regjisori dhe producenti holandez, Theo van Gogh dhe u va nga Mohammed Boyeni.

96. 7 tetor 2006. Vritet përballë apartamentit të saj gazetaria ruse, Anna Politkovskaya. Rrethanat e vdekjes nuk janë sqaruar ende, megjithatë Polikovskja njihej si një kritike e rreptë e ish-presidentit Vladimir Putin.

97. 24 nëntor 2007. Vdes ish-oficeri rus i sigurimit Alexander Litvinenko. Aleksandër Litvinenko, i cili pati marrë azil politik në Londër u sëmur pas takimit me një person nga Rusia. Ai vdiq prej një helmi që ia hodhën në ushqim. Ai njihej si kritik i ashpër i qeverisë ruse dhe i politikave të presidentit Vladimir Putin, i cili edhe vetë ka qenë oficer i KGB-së. Litvineko kur vdiq po hetonte vrasjen e gazetares Ana Politkovskaja në Moskë.

Zoti Litvinenko ka botuar disa artikuj në një faqe interneti çeçene.

Ai ka pretenduar, gjithashtu, se disa shpërthime në Moskë, për të cilat u bënë përgjegjës militantët çeçenë, kanë qenë të organizuara nga vetë forcat speciale ruse.

Kremlini i ka hedhur poshtë këto akuza.

Analistët thonë se helmimi ishte një ndër metodat që përdorte KGB-ja sovjetike për të vrarë ata që konsideroheshin armiq të shtetit.

98. 3 maj 2007. Vritet kryeministri i Afganistanit, Abdul Sabur Farid Kuehstani. Ai u vra jashtë shtëpisë së tij në Kabul.

99. 2 gusht 2007. Vritet gazetari amerikan, Chauyncey Bailey, i njohur për punën e tij mbi çështjet e komunitetit afrikano-amerikan. Ai ka shërbyer si kryeredaktor i pesë gazetave të San Francisco, ”Bay Area Post”.

100. 27 dhjetor 2007. Vritet ish-kryeministrja e Pakistanit, Benazir Bhutto. Ajo u kthe në vend pas tetë vitesh dëbimi, për t’u përgatitur për zgjedhjet e vitit 2008.

Please follow and like us: