Amortizohet aksi Fushë Krujë – Milot
Superstrada Fushe Kruje-Milot, një nyjë e rëndësishme që lidh Shqipërinë e veriut me Tiranën e më tej me jugun është amortizuar në një pjesë të saj, duke krijuar probleme të shumta për përdoruesit e rrugës.
Në asfakt ka gropa të shumta, gjë që ngadalëson lëvizjen e mjeteve. Aksi më problematik i superstardës është ai nga fushe kruja deri ne thumane.
Firma e përzgjedhur për mirëmbajtjen e rrugës ka nisur riparimin e saj në disa segmente, por punimet po ecin ngadalë. Së shpejti pritet fillimi i sezonit turistik dhe amortizimi i rrugës do të krijojë jo pak probleme në qarkullimin e turistëve.
Please follow and like us: