Anija më e madhe në botë, “Harmony of the seas”, nis udhëtimin e saj
Anija më e madhe në botë për kroçera, “Harmony of the seas”, u largua sot në mesditë nga djepi i saj në Saint-Nazaire për në Southampton, nën vështrimin e mijëra kureshtarëve që ishin mbledhur për ta parë.
Ky gjigant i gjatë 362 metra, i gjerë 66 metra dhe i lartë 72 metra, ndryshe sa një godinë 20 katëshe, filloi lundrimin i ndihmuar nga dy rimorkiator dhe nën vështrimin e rreth 70 000 personave, sipas marinës, por gjithashtu në det u ndoq nga dhjetëra anijet të të gjitha llojeve, si dhe nga ajri.
E ankoruar në pjesën C të portit të Saint-Nazaire, gjiganti i detërave, i ndërtuar në kantierin detar “STX France”, filloi manovrat e tij në orën 13:00 në det të hapur. Pasi bëri të gjëmojë për herë të parë burinë e vetë, doli duke ikur mbrapsht, më pas u rrotullua dhe rreth 20 minuta më vonë morri drejtimin për në oqean.
“Harmony of the seas”, që mund të presë deri në 6 360 pasagjerë dhe 2 100 anëtare të ekuipazhit, iu dorëzua zyrtarisht të enjten pronarit të saj, kompania amerikane “Royal Caribbean International” (RCI), një filial i grupit RCCL që ka aktualisht 24 anije nëpër botë.
Pas një kroçere inaguruese me nisje nga Southampton, anija që mban flamurin e Bahamasit do të shkojë më pas në portin që do të qëndrojë, në Barcelonë, për të zhvilluar kroçerat e saj një javore nëpër Mesdhe, ku do të qëndrojë deri në fund të tetorit, para se të shkojë në Karaibe.