Arrestohet në Shqipëri muxhahedini, autori i një sulmi me bombë në Teheran më 1981
Mediat iraniane kanë bërë me dije ditën e sotme, se një muxhahedin, autor i një sulmi vdekjeprurës me bombë në Teheran më 1981, është arrestuar në Shqipëri.
Muxhahedini, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, mësohet se është përgjegjës për sulmin me bombë në selinë e Partisë së Republikës Islamike të Iranit, 31 vjet më parë.
Sipas mediave iraniane, arrestimi i këtij personi është kryer në bashkëpunim me Interpolin dhe së shpejti do të ekstradohet në Teheran.
Please follow and like us: