Albspirit

Media/News/Publishing

Ayrault i paraqet planin francez për paqe Netanyahut dhe Abbasit

eeShefi francez i diplomacisë, Jean Marc Ayrault u prit sot në mëngjes nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, të cilit do të prezantojë planin francez për rifillimin e përpjekjeve të paqes me palestinezët.

Ayrault u takua me Netanyahu në mëngjes në Jerusalem, më pas takoi presidentin palestinez, Mahmoud Abbas për t’i paraqituar projektin francez për konferencën ndërkombëtare për rifillimin e procesit të paqes.

Konferenca do të zhvillohet në fund të vitit. Franca parashikon më 30 maj një mbledhje në nivel ministrash të cilët do të vendosin themelet, me pjesëmarrjen e rreth 20 vendeve, të BE-së dhe OKB-së, por pa praninë e izraelitëve dhe palestinezëve për të mos krijuar bllokime dhe dështim të këtyre përpjekjeve.

Please follow and like us: