Albspirit

Media/News/Publishing

Belsh, ndotja e liqeneve në situatë alarmante

Ndotja e liqeneve të Belshit vazhdon të jetë një problem shqetësues për banorët e këtyre zonave, por edhe për pushtetin vendor. Më shqetësuese, situata paraqitet në liqenin Mullinjas, fare pranë qytetit, në të cilin derdhen ujërat e zeza të Belshit dhe disa fshatrave, duke bërë që ndotja në të të jetë alarmante. Me gjithë shqetësimin e ngritur disa herë nga banorët, asnjë masë nuk është marrë për ndryshimin e gjendjes. Pushteti vendor e ka të pamundur ndërhyrjen në këtë liqen, por ka gati një projekt për përpunimin e ujërave të zeza, që pret financim.

 

Please follow and like us: