Albspirit

Media/News/Publishing

Donald Trumpi dhe gratë


Donald Trumpi në marrëdhënie me gratë – kjo temë është nën vëmendjen e medias amerikane, pasi dy gazeta kryesore: New York Times dhe Washington Post, botuan artikuj ku analizojnë të kaluarën e kandidatit nga ky këndvështrim.

Që nga gratë që ai ka punësuar gjatë viteve në kompanitë e tij, tek gratë me të cilat shoqërohej ose është martuar, e deri tek qëndrimi ndaj grave gjatë fushatës, asgjë nuk është e paprekshme në analizën e gazetave mbi kandidatin republikan për president.

Washington Post shkruan se për disa vjet radhazi në 1990, zoti Trump shkruante, fshehur pas emrit të publicistit të tij, duke u prezantuar si “John Miller” apo “John Barron” dhe përshkruante “suksesin” e tij me gjininë tjetër.

Në një intervistë të regjistruar, një person që prezantohet si zëdhënës i zotit Trump, por që nga zëri duket se është vetë Donald Trump, thotë “Aktore të ndryshme marrin në telefon për të kërkuar të shoqërohen me zotin Trump”.

Në një intervistë, personi i prezantuar si “zoti Miller” por që më pas i rrëshqet goja dhe flet në vetë të parë për Trumpin, shprehet për një nga gratë që njihet manjati “Mendoj se është shumë grua e bukur. E pashë një herë, ishte vërtetë e bukur,” por më pas zoti Miller vazhdon bisedën në vetë të tretë sikur të mos ishte Trumpi.

New York Times ka botuar mbi 50 intervista që ka zhvilluar me gra të ndryshme me të cilat zoti Trump ka pasur kontakte gjatë viteve dhe sipas artikullit shumë prej tyre flasin për “ngacmime të padëshirueshme, komente pa vend për paraqitjen e tyre të jashtme, sjellje jo profesionale në punë”. Intervistat tregojnë se ai zgjidhte gra me temperamente të forta dhe shumë ambicioze si punonjëse.

“Nga intervistat del një portret kompleks, shpesh kontradiktor dhe provojativ i këtij individi dhe marrëdhënieve të tij me gratë – vështirë të kategorizohet me një fjalë,” shkruan artikulli. “Disa gra thonë se ai ishte xhentil dhe i mbështeste. Ai ngriti shumë gra në poste të larta në kompanitë e tij. Ai ishte njëkohësisht një promotor i karrierës për shumë gra, ndërkohë që i tallte të njëjtat gra për paraqitjen” – shkruan New York Times.

Please follow and like us: