Albspirit

Media/News/Publishing

Donika Hysenaj, kandidatja e “Rilindjes” për Peshkopinë

Donika Hysenaj kandidatja e “Rilindjes” për Peshkopinë

Prefektja e qarkut të Dibrës, Donika Hysenaj, mund të jetë kandidatja e “Rilindjes” për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarin e Peshkopisë, thanë për citynews burime zyrtare nga “selia rozë”. Hysenaj ka reaguar ashpër ndaj skandalit seksual të kryebashkiakut Shukri Xhelili duke u shprehur se distancohet nga kjo ngjarje e rëndë. Ky ishte sinjali i parë që Hysenaj dha si kandidate e mundshme e “Rilindjes”. Kandidimi i një femre për Bashkinë e Peshkopisë duket si tentativa e Edi Ramës për të kërkuar ndjesë pas asaj që u denoncua me zë dhe figurë në televizionin “Ora Nees”. Në ditët në vazhdim, citynews do të sjellë edhe emrin e kandidatit të djathë për për kreun e Bashkisë Dibër. Xhelili u shkarkua nga posti i kryebashkiakut pas një publikimi të një video-skandali seksual.

Please follow and like us: