Ermonela Jaho, e para shqiptare që fiton OSCAR-in e Operas
Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho është shpallur fituese e International Opera Awards. Sopranoja me famë botërore ishte e nominuar në kategorinë Reader`s Award, dhe arriti të triumfonte mes shumë figurave të shquara të artiti rus dhe latin.
Me votat e marra nga e gjithë bota, Ermonela Jaho u kurorëzua si fituesja e International Opera Awards, një nga ccmimet më prestigjoze të Operas.
Lajmi për fitoren e Ermonela Jahos është bërë me dije nga faqja zyrtare e International Opera Awards në Twitter, ku thuhet se fituesja e vitit 2016, është sopranoja e njohur shqiptare.
Drejtori i TKOB Ilir Kërni ka komentuar i gëzuar në Facebook fitoren e Jahos.
“E mori! Ermonela Jaho the best in the ëorld! Sapo iu dha çmimi nga International Opera Awards. Më në fund një shqiptare fiton OSKAR-in e operas. Gëzoni me mua njerëz, shkruan Kërni.