Fotografitë e javës
Fotografitë e javës: Protesta në Shkup, Mrekullia e Shtatë e botës dhe fëmijët nëpër botë
Fitim Dika
Tornadoja në Oklohoma, ku sëpaku një person ka humbur jetën, SHBA
Festa e koreanoveriorëve me rastin e kongresit të Partisë Komuniste në Pjongjang.
Tre javë ju desh këtij aeroplani të “lundrojë” nga aeroporti irlandez Shannon në veri të vendit Sligo.
Izraeli mbush 68 vjet, siguria ishte e lartë për shkak të një sulmi terrorist në vend.
Kosova pranohet në FIFA, mediat e huaja shqyrtojnë mundësinë e kualifikimit të saj në Russia 2018.
Në 7 maj u festua dita e “Zogjve dhe pemëve,” në Hungari.
Në arrati por e gëzuar. Pas zjarrit të madh që kaploi zemrën e Kanadasë, një vajzë ushqehet larg shtëpisë. Me siguri më ndryshe duket situata e bashkëmoshatarëve të saj sirianë..?
E kaltër dhe e verdhë janë ngjyrat e klubit portugez, Estoril Praia.
Qyteti antik Petra, Jordani. Nga 2007 llogaritet në “Shtatë mrekullitë e reja të Botës”.
Është kjo protestë ose art? Demonstruesit e Maqedonisë kanë gjuajtur bojë me ngjyra drejt institucioneve shtetërore. Gjithashtu pjesë e “Revolucionin Laraman,” janë bërë edhe skulpturat klasike e antike të konstruktuara nga 2012. Ata kërkojnë nga presidenti Gjorgje Ivanov të tërheq amnestinë për 56 figura shtetërore, të cilat dyshohen për krime të rënda
Lufta për Champions League mes Arsenalistit Olivier Giroud (d.) dhe Nicolas Otamendi nga Manchester City. Ndeshja përfundoi 2:2.
Një selfie para dallgëve të Detit Mesdhe në Barcelonë.
Dy fëmijë në Gaza përpara pikturës ku shkruan: – “Ne kemi mbi këtë tokë gjithçka na nevojitet për jetë.” Por a e mendojnë të njëjtën gjë edhe fëmijët palestinezë?
Protesta në Brazilia kundër presidentes së kontestuar: Dilma Rousseff
Protesta në Çile kundër gjendjes së mjerueshme ekonomike – një protestues duke u mborjtur nga shiu.
U bënë disa vjet, pa dalë jashtë dhomës së ambasadës së Ekuadorit në Britani – Julian Assange.
Janne Friederike Meyer, Hamburg.
Festë në Leipzig. Davie Selke (m.) “sulmon” trajnerin Ralf Rangnick
Protestë në Austri nga kontrollet e mundshme ndërkufitare. Gjithë bota me probleme e protesta…
Festa kundër fashizmit në Kiev e gjen vendin më të ndarë se kurrë. Presidenti Petro Poroshenko dha paralele mes LDB dhe situatës së sotme në Ukrainën Lindore.
60 pjesëmarrës morrën pjesë të shtunën në Taizhou, Kinë për të kaluar përmes dy shkrepava me tel 25 milimetra të gjërë. Lartësia 400 metra. Dëshironi të merrni pjesë në garat e ardhshme.