Albspirit

Media/News/Publishing

Gjyshi 86 vjeçar merr ftesën për shërbim ushtarak

thumbs_b_c_dbeaa3a679a5797497fa1e649472923e

Ali Çelik, 86 vjeçar nga Ciftlikoy, të krahinës turke Yalova, e cila ndodhet në veriperëndim të Turqisë, i ka ardhur ftesa për të kryer shërbimin ushtarak, raporton Anadolu Agency.

Çelik tha se përkundër faktit se ai kishte kryer shërbimin ushtarak në vitet 1950 dhe 1952, për habi, ai ka pranuar një ftesë të re për të shkuar në ushtri.

Babai i tre fëmijëve dhe gjyshi i shtatë nipërve tha se i ishte drejtuar autoriteteve kompetente për të korrigjuar gabimin, sepse ai kishte kryer shërbimin ushtarak në qytetet Kars dhe Ardahan, në verilindje të Turqisë.

Theksoi se ai dhe familja e tij muajin e kaluar në Antalia morën një surprizë.

“Në orët e hershme të mëngjesit tre policë erdhën për të më marrë mua sepse nuk kisha kryer shërbimin ushtarak. Isha i shokuar. U ballafaqova me një situatë të pakuptimtë.

Me vinte keq pasi policia kishte ardhur të merrte shtetasin 86-vjeçar që ka kryer detyrën e tij ndaj shtetit. Me të vërtetë më erdhi keq. Për dy vite me nderë kam kryer shërbimin ushtarak”, shpjegon Çelik.

Ai theksoi se e do vendin e tij, dhe nëse është e nevojshme sërish do ti shërbejë vendit edhe dy vite të tjera.

Please follow and like us: