Albspirit

Media/News/Publishing

Gratë e AK-së rrethojnë me mbathje Zyrat e Punës: Qeveritarët duan seks, jo CV

Aleanca Kuq e Zi ka vijuar edhe këtë radhë me një protestë të pazakontë. Pasi pak ditë më para antarë të Aleancës Kuq e Zi protestuan para Ministrisë së Brendshme me maska dhe hashash këtë radh gratë e Aleancës Kuq e Zi kanë zhvilluar një protestë duke marrë shkas nga skandali seksual i ish-­kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili, përpara zyrës së punës.

Ato kanë rrethuar zyrat e punës me të brendshme burrash si shenjë proteste ndaj skandalit të ashtuquajtur “Shukriu”. Ato kanë deklaruar se qeveria punëson vetëm vajza e të bukura dhe se qeveritarët nuk shohin fare CV­-në por kërkojnë seks ne radh të parë.

breke

“Qeveria punëson vetëm vajza të bukura në administratë. Asnjë grua mbi 40 vjeç nuk punësohet nga CV­ja. Qeveritarët nuk lexojnë CV­në por kërkojnë seks. Të rrezojmë qeveritarët brekëgrisur dhe milioner. Vajzat shqiptare viktima të qeveritarëve”, kanë thënë ato.

Please follow and like us: