Albspirit

Media/News/Publishing

Gruevski: Zgjedhje të reja menjëherë pas atyre të 5 qershorit

Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministër i Maqedonisë Nikolla Gruevski në një intervistë për agjencinë Frans Pres deklaroi se pa marrë parasysh bojkotin e të gjitha partive në shtet, zgjedhjet do të mbahen më 5 qershor.

“Jemi në një situatë shumë të pakëndshme”, deklaroi Gruevski, duke theksuar se VMRO-DPMNE-ja është e vetmja prej katër partive më të mëdha politike që do të marrë pjesë në zgjedhje.

Intervista është bërë në selinë e partisë së tij në Shkup, të premten, pak orë para ikjes së përfaqësuesit special nga Gjermania.

Përndryshe Gruevski i cili dha dorëheqje nga funksioni para gjysmë viti pas dhjetë viteve si kryeministër, paralajmëron se pas zgjedhjeve të 5 qershorit në mënyrë eksprese do të thërrasë edhe zgjedhje tjera “për t`i dhënë shansin qytetarëve që të zgjedhin”.

Lideri i partisë më të madhe opozitare, Zoran Zaev, dje e përsëriti qëndrimin se zgjedhjet nuk do të mbahen, pasi që nuk ka kushte për realizimin e tyre. Këtë qëndrim e ka edhe bashkësia ndërkombëtare.

Please follow and like us: