Albspirit

Media/News/Publishing

Ja kombëtarja shqiptare për Francë 2016

Është bërë publik formacioni i Kombëtares Shqiptare i cili do të marrë pjesë për herë të parë në finalet e kampionatit evropian.

Formacioni mbështetet në burime jozyrtare, kryesisht tek një ftesë që i është dërguar skuadrave të cilave u është kërkuar të mos e bëjne atë publike deri në javën e fundit të majit.

Për pozitën e portierit do të jenë tre, Etrit Berisha, dhe dy nga kampionati shqiptar, Alban Hoxha dhe Orges Shehi. Ndërsa në mbrojtje, De Biasi ka grumbulluar shtatë futbollistë, Elseid Hysaj e Andi Lila për krahun e djathtë, Mërgim Mavraj, Lorik Cana, Berat Gjimshiti e Arlind Ajeti për qendër të mbrojtjes, si dhe Ansi Agolli për pozitën e majtë.

Mesfusha është reparti më i fortë i Shqipërisë, me lojtarë fantastik si Amir Abrashi, Taulant Xhaka e Herolind Shala që kanë më së shumti minuta të luajtura këtë vit, ndërsa në këtë repart janë grumbulluar edhe Migjen Basha, Ergys Kace, Burim Kukeli, Ledian Memushaj, Odise Roshi, Ermir Lenjani e Shkëlzen Gashi.

Në sulm do të jenë vetëm tre lojtarë, ata janë: Sokol Cikalleshi, Bekim Balaj dhe Armando Sadiku. Ndërkohë jashtë kësaj liste kanë mbetur, Amir Rrahani, Milot Rashica, Valdet Rama, Alban Meha, Naser Aliji dhe Federik Veseli. Kujtojmë që përpos 23 lojtarëve të grumbulluar edhe tre të tjerë do t’i bashkohen Shqipërisë në listën rezervë.

Please follow and like us: