Albspirit

Media/News/Publishing

Jahti rus ndalohet në Korenë e Veriut, Moska kërkon sqarime

Jahti rus ndalohet në Korenë e Veriut, Moska kërkon sqarime

Një jaht rus është ndaluar nga roja bregdetare e Koresë së Veriut në Detin e Japonisë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme ruse.

Të dhënat flasin për një varkë lundrimi me pesë persona në bord, që është lokalizuar teksa kthehej në Rusi pas pjesëmarrjes në një kompeticion në Korenë e Jugut.

Diplomatët rusë kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të personave të ndaluar dhe një sqarim nga Peniani Zyrtar. Rusia është një nga vendet e pakëta që ka marrëdhënie miqësore me Korenë e Veriut.

Jahti “Elfin” ishte nisur nga porti koreano-jugor i Busanit për në Vladivostok, në ekstremin lindor të Rusisë, kur papritur është ndaluar 130 kilometra larg bregut, ka deklaruar Ministria e Jashtme ruse.

Më pas mjeti lundrues është shoqëruar në portin koreano-verior Kimçaek bashkë me ekuipazhin e tij, që gjithësesi nuk është në rrezik.

Sipas Moskës zyrtare, konsulli i përgjithshëm rus në Penian është në pritje të lejes për t’i vizituar ata. Rusia ndan një kufi tokësor të shkurtër me Korenë e Veriut.

Please follow and like us: