Jennifer Lopez, “mami” shpërthyese në plazhin e Majemit
Vera tashmë ka filluar për Jennifer Lopez, e cila në ‘Miami Beach’, ka marrë rrezet e para të diellit në shoqëri të një mikeshe.
Pas suksesit të këngës së saj të fundit “Ain’t Your Mama” (ekstrakt i diskut të ri që do të dalë në fund të vitit), mamaja seksi e “pop”-it ka shijuar pushimet e para në bikini të bardha dhe me trupin në “top” formë. Po ku ka përfunduar “toy boy” i saj Casper Smart? Pas shumë ulje-ngritjesh, tashmë marrëdhënia duket se vazhdon me sukses larg nga reflektorët.
48 vjeçe me dy fëmijë, J.LO, i ka lejuar vetes një pushim për t’u qetësuar në diellin e Majemit. Në shtëpi e presin binjakët Max dhe Emme (8 vjeç), që i ka nga marrëdhënia me ish-bashkëshortin Marc Anthony, të cilit vijon t’i kushtojë sërish vëmendje. Pikërisht për të mbajtur familjen të bashkuar, Lopez ka provuar për shumë kohë të mbajë në funksion martesën e saj, e cila dështoi përfundimisht në vitin 2011.
“Kur përfundoi, nuk ishte e lehtë, nuk ishte ëndrra që kisha shpresuar, – pati deklaruar ajo në një revistë amerikane. – Por Marc është babai i fëmijëve të mi dhe duhet të punoj shumë që gjërat të shkojnë mirë. Kjo është detyra më e vështirë për mua”.