Albspirit

Media/News/Publishing

Kerry për konfliktet në Siri, Libi dhe Jemen


John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ndodhet në Arabinë Saudite, që është ndalja e parë në turneun njëjavësh diplomatik, në kuadër të përpjekjeve për ndaljen e konflikteve në Libi, Siri dhe Jemen.

Pas Arabisë Saudite, ku takohet me Mbretin Salman dhe zyrtarë të tjerë të lartë, zoti Kerry udhëton për në Vjenë, ku nesër mbahen takime për Libinë dhe Sirinë.

Pastaj, sekretari Kerry do ta vizitoj Brukselin, me ç’rast merr pjesë në samitin e ministrave të jashtëm të NATO-s, ndërsa turneun e përfundon me fluturim në Vietnam, ku i bashkohet presidentit amerikan, Barack Obama, me rastin e qëndrimit të tij në këtë vend.

https://www.facebook.com/Cerciz-Loloci-444479355625593/

Please follow and like us: