Kina, e pakënaqur me raportin amerikan

Kina ka shprehur “pakënaqësi të fuqishme” ndaj raportit të Shteteve të Bashkuara për ushtrinë kineze, duke vlerësuar se qëllimisht i shtrembëron faktet dhe paraqet “dëmtimm të rëndë për besimin reciprok”. Në raportin vjetor të paraqitur dje në Kongres për aktivitetet ushtarake të Kinës, Departamenti amerikan i mbrojtjes e ka akuzuar Kinën për “përpjekje në rritje për avancimin e sovranitetin kombëtar dhe pretendimeve territoriale” në ujërat e kontestuara në Detin Jugor Kinez. Zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes së Kinës, Yang Yujun, tha sot se raporti e “ekzagjeron” kërcënimin ushtarak kinez. “Kina e ndjek politikën e mbrojtjes kombëtare, që është e karakterit defensiv”, tha Yujun, dhe ka shtuar se forcimi dhe reformimi i ushtrisë kineze synon mbajtjen e sovranitetit, sigurisë dhe integritetit territorial. Ai theksoi se SHBA “shpeshherë dërgojnë aeroplanë ushtarakë dhe luftanije në Detin Jugor Kinez për të treguar forcë”.
https://www.facebook.com/Cerciz-Loloci-444479355625593/