Luftëtari dhe Korabi kalojnë në Superiore

Luftëtari dhe Korabi janë skuadrat që ngjiten në Kategorinë Superiore nga e para. Për gjirokastritët që fituan 2-1 ndaj Apolonisë bëhet fjalë për një rikthim pas katër vitesh mes më të mirëve të futbollit shqiptar, ndërsa për skuadrën e Korabit që nuk dështoi në takimin e fundit duke mposhtur 0-1 në Reshit Rusi Adën e Velipojës që kishte rënë që më parë nga Kategoria, bëhet fjalë për në ngjitje historike për herë të parë pas plot 54 vitesh në Kategorinë Superiore. Java e fundit e së parës dha verdikte të rëndësishme për sa i përket mbijetesës, Dinamo i shpëton play outit pasi fitoi 3-1 në Qemal Stafa ndaj Spotit që për të siguruar qëndrimin në Kategorinë e parë i duhet të përballet me Partizanin B që u rendit në vendin e dytë të Grupit A të Kategorisë së dytë, në Play Out nga Kategoria e parë shkon dhe Mamurrasi që do të përballet me Naftëtarin, ndërsa ka siguruar mbijetesën Turbina, që ka fituar 8-3 ndaj Pogradecit me liqënorët që duket se i kanë bërë një nder në Cërrik vendasve për të qëndruar në Kategorinë e Parë.