Modelja Tess Munster
Tess Munster: Kur u them që jam modele më shohin sikur kam vrarë ndonjë njeri
“Kur unë u them njerëzve se jam modele, ata më shohin sikur kam vrarë ndonjë njeri”. Me këtë habi dhe paragjykim përballet pothuajse çdo ditë modelja e shëndoshë, e cila duket se do të ndryshojë industrinë e modës. 31-vjeçarja Tess Munster shprehet se askush nuk duhet të gjykojë vetëm nga pamja e jashtme.
“Vetëm për shkak se kemi përmasa të mëdha, nuk do të thotë se ne nuk jemi të shëndetshëm. Madhësia trupore nuk është një tregues i një shëndeti të mirë. Askush nuk mund të na gjykojë ose të na bëjë të ndihemi keq. Të gjithë kanë të drejtë të jenë pjesë e botës së të famshmëve”, shprehet ajo.
Please follow and like us: