Albspirit

Media/News/Publishing

Njerëzit e Mjaftit që luftuan kundër PS-së/ Ja si po qeverisin sot Shqipërinë

Njerëzit e Mjaftit që luftuan kundër PS-së/ Ja si po qeverisin sot Shqipërinë

Organizata “Mjaft” e drejtuar në fillimet e saj nga Erion Veliaj, ishte një nga zërat më të fortë kundër qeverisë “Nano”. Në atë kohë, “Mjaft” i dha goditjen përfundimtare qeverisë socialiste dhe këtë fakt socialistët e thjeshtë nuk e kanë harruar.

Nga një investigim që kreu citynews, rezulton se drejtuesit e atëhershëm të “Mjaft” që kontribuan në rrëzimin e qeverisë të Partisë Socialiste, sot qeverisin vendin nën logon e “Rilindjes”. Këta persona e sulmuan Partinë Socialiste në atë kohë, e morën peng dhe tani drejtojnë vendin me skandale afera korruptive.

I pari në listë, është Erion Veliaj, drejtues i “Mjaft” në kohën kurmjaft-veliajve Partia Socialiste ishte në pushtet. Organizatori i qindra protestave kundër ish-kryeministrit Fatos Nano. Sot, Veliaj është në qendër të projektit të “Rilindjes”. Ai u emërua fillimisht si Ministër i Mirëqenies Sociale dhe më pas u zgjodh kryetar i Bashkisë Tiranë. Ditët e fundit, Veliaj është zgjedhur nga kryeministri Rama si i deleguar për Partinë Socialsite për Tiranën, duke spostuar kryetarin e kryeqytetit për PS, Saimir Tahirin.

 

Erion Veliaj është vetëm maja e ajsbergut të “Mjaftistëve” që po drejtojnë sot “Rilindjen”. Ish-drejtues të tjerë të Mjaft, kanë përfituar poste të rëndësishme në qeveri. Arbjan Mazniku duket se ka qenë një nga të preferuarit e Edi Ramës dhe Erion Veliajt. Fillimisht ai mori postin e zv. Ministrit të Arsimit dhe më pas Veliaj vendosi ta merrte pas vetes si nënkryetar të Bashkisë së Tiranës.

Endri Fuga është një tjetër “Mjaftist” i konvertuar në “Rilindas”.  Ai është “syri”, “veshi” dhe “goja” e kryeministrit Rama. Ky i fundit e ka pranuar me gojën e tij se për cdo gjë që lidhet me mediat kujdeset Endri Fuga, një protestues kundër Partisë Socialiste, por që sot është më “katolik se papa” në mbrojtjen e “Rilindje”.

 

 

Shumë pak e kujtojnë Elisa Spiropalin si pjesë të “Mjafit”. Kjo sepse Rama epërzgjodhi atë të drejtonte Forumin Rinor Socialist, duke e shkëputur që në fillim nga “Mjaft”. Për disa vite me radhë ajo drejtoi FRESH-in dhe me të ardhur në pushtet u emërua në krye të doganave. Eksperienca e saj si drejtoreshë e doganave nuk zgjati shumë. Një nga arsyet e largimit të saj mund të lidhet me dështimin e doganave me “Croë Agents” edhe pse ajo vetë deklaroi se do shkëputej për shkak të lindjes.

leartDy “Mjaftistë” të tjerë që ndryshuan “ngjyrën” e lëkurës asnjë Laert Kola dhe Andi Kananaj, dy nga kundërshtarët më të fortë të qeverisë “Nano” në kohën e Mjafit”. Sot, Kola mban postin e drejtorit të Rinisë në Ministrinë e Mirëqenies Sociale. Gjithashtu, “Rilindja” zgjodhi Andi Kananajn si drejtor i Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. Kola dhe Kanaj, dy miq të hershëm të Veliaj u rekrutuan në PS ose më saktë në “Rilindje” edhe pse kontributi i tyre për këtë forcë politike ishte inekzistent, madje në kohën e “Mjaftit” dhanë gjithcka që kishin për të rrëzuar qeverinë e të majtëve.

Në fakt, të gjithë personat e sipërpërmendur nuk kanë dhënë ndonjë kontribut të vecantë në PS. Duke filluar nga Veliaj, Fuga, Spiropali. Ardhja e tyre në drejtimin e “Rilindjes” ka lënë jashtë me qindra militantë të Partisë Socialiste, drejtues të hershëm, kontribues në kohën kur Rama ishte në opozitë. Sot, ata gjenden të papunë, të harruar dhe disa të përjashtuar nga radhët e PS. Kjo falë integrimit të “Mjaft” si qelizë kancerogjene që përhapet me shpejtësi. Ndoshta për ish-drejtuesit e “Mjaft” kjo ishte e planifikuar, por për Edi Ramën është një humbje e madhe. Ai arriti të kalonte lumin me kuajt e historisë të PS-së duke i shfrytëzuar në opozitë dhe duke i harruar në qeveri./citynews

Please follow and like us: