Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti i Filipineve betohet se do sjellë sërish dënimin me vdekje

presidenti i filipineve

Presidenti i zgjedhur i Filipineve, Rodrigo Duterte është zotuar për rivendosjen e dënimit me vdekje, dhe iu ka dhënë forcave të sigurisë të drejtën për të qëlluar me armë dhe për të vrarë. Politika e diskutueshme është e fundit nga lista e ndryshimeve që do të bëjë, përfshirë edhe ndalimin e alkoolit, duhanit dhe ngujimit për fëmijët. Ai gjithashtu ka premtuar që pallatin presidencial ta shndërrojë në spital. Duterte është i njohur me nofkën “ndëshkuesi” për shkatërrimin e krimit në kohën kur ishte kryetar bashkie i qytetit jugor në Davao. Gjatë kohës së tij më shumë se 1 mijë kriminelë ishin vrarë nga forcat e sigurisë. “Ajo çfarë do të bëjë tani është se do t’i kërkoj Kongresit që të rikthejë dënimin e vdekjes me varje”, ka thënë 71-vjeçari. Ai ka thënë se leja për të qëlluar do të jepet për figurat e krimeve të organizuara, dhe njerëzit që rezistojnë arrestimin.

Please follow and like us: