Albspirit

Media/News/Publishing

PROFECITË E BIBLËS DHE 21 GJYKIMET E SAJ NDAJ BOTËS SONË

Duke marrë shkas nga paniku i njerëzve se gjoja në dt 21.12.2012 do të përmbyset ose ndryshe shkatërrohet bota sipas fisit “Maja”, kam menduar të shpjegoj biblikisht diçka shkurtimisht nga ato që priten të ndodhin në të ardhmen. Diçka e rëndësishme duhet të ndodhë në botë përpara se plotësohen profecitë biblike të radhës së parathënë nga Mesia, Zoti Jezus, apostull Gjon dhe apostull Pal. Të gjithë të krishterët që besojnë në Jezusin janë duke pritur aktualisht çdo sekondë, çdo orë, çdo ditë, çdo muaj dhe çdo vit, për momentin kur Zoti Jezus do të zbresi deri tek retë në qiell për të tërhequr, ose rrëmbyer nga toka sa hap e mbyll sytë me dhjetëra, mijëra, qindra milion besimtarë që besojnë në veprën shpëtuese të Krishtit në ofrimin e tij në vdekjen dhe ringjalljen e tij nga të vdekurit për të shpëtuar të gjithë njerëzimin që do t’i besojë Atij. Fjala jep siguri për këtë dhe ata do të jenë në Parajse pa ndërruar jetën tokësore për atë kohë brezi. Ky është lajm i ditës, sepse ata që do të mbeten mbrapa, do të vuajnë dhe do të gjykohen me 21 vendime dhe shume ngjarje të tjera të Biblës, qe me poshtë janë të sqaruar në mënyrë të shkurtuar për të kuptuar më mirë situatën mbi atë që pritet të ndodhë në botën tonë. Pika e referimit është për të filluar gjykimet është mbasi të ketë ndodhur “Rrembi i Kishës” dhe me pas mbas një kaosi botëror ndaj zhdukjes së milionave njerëzve në mbarë botën, do të duhet dikush ti qetësojë dhe ky do të jetë çasti i duhur për daljen në skenë të Antikrishtit njeri, që do të drejtoj botën me diplomaci dhe fuqi mbinatyrore për të qetësuar dhe inkurajuar vazhdimësinë e jetës për ata që do të mbeten mbrapa, sepse do të lindi pyetja se ku u zhduken me miliona njerëz? Këtu do të hyjë në punë mendja demonike dhe “UFO-t” sikurse dhe eksperimenti i Çernit ndaj ndonjë justifikimi të mundshëm global ndaj zhdukjes së tyre! Sipas Biblës (rapture the church) rrëmbimin i të krishterëve bëhet për ti mënjanuar ata nga zemërimi i Perëndisë që do të derdhet, ku dhe Bibla e citon me qartësi dhe hapur fare tek 1 Thesalonikasve 4:13-18 fjalën rrëmbim thuhet:
“Tashmë, vëllezër, nuk duam që të jeni në mosdije përsa u përket atyre që flenë, që të mos trishtoheni si të tjerët që nuk kanë shpresë. Sepse, po të besojmë se Jezusi vdiq dhe u ringjall, besojmë gjithashtu që Perëndia do të sjellë me të, me anë të Jezusit, ata që kanë fjetur. Dhe këtë po jua themi me fjalën e Zotit: ne të gjallët, që do të mbetemi deri në ardhjen e Zotit, nuk do të jemi përpara atyre që kanë fjetur, sepse Zoti vetë, me një urdhër, me zë kryeengjëlli dhe me borinë e Perëndisë, do të zbresë nga qielli dhe ata që vdiqën në Krishtin do të ringjallen të parët; pastaj ne të gjallët, që do të kemi mbetur, do të rrëmbehemi bashkë me ata mbi retë, për të dalë përpara Zotit në ajër; dhe kështu do të jemi përherë bashkë me Zotin. Ngushëlloni, pra, njëri-tjetrin me këto fjalë”.
Kisha, pra, nuk mund të hyjë në “ditën e madhe të zemërimit të Perëndisë.” Kjo është shume e qartë për këdo që do të lexojë këto vargjeve biblike si poshtë:
1. Thesalonikasve 5:1-11, 1 Korintasve 15:51-52, Zbulesa 4:1, Titit 2:13, 2 Timoteut 2:15,1 Korintasve 15:22-25, Luka 21:36, Gjoni 14:1-3, 1 Gjonit 3:2-3, Sofonia 2: 1-3, Isaia 26:19-20. Kisha “nuk është emëruar për zemërim.” Romakëve 5:1, Romakëve 5:9, 1 Thesalonikasve 1:9-10, 1 Thesalonikasve 5:9, dhe Zbulesa 3:10.
Shume flitet për shkatërrimin e botës sonë, por që të shkatërrohet bota me një ditë te vetme më duket pak si përrallë e sajuar e fisit “Maja”. Kjo gjë është e pamundur të ndodhë, sepse ka plot evenimente specifike dhe ngjarje te bujshme, që sipas Biblës duhet të ndodhin mbas kalimit të epokës sonë, ku i paraprin një periudhë 7 vjeçare për të përfunduar në epokën 1000 vjeçare. Me vjen keq për disa që përmendin fjalën “fundi i botës”, por kjo fjalë është e pavend, sepse toka jonë do të ekzistojë edhe 1007 vjet nëse ngjarjet nisin nga sot me rrëmbimin e Kishës, për të kaluar në një tokë të re, gjithmone sipas asaj që Perëndia ka premtuar në Fjalën e tij. Ç’farë do të ndodhë nëse “kisha” trupi i besimtareve, largohet së shpejti, me poshtë keni 21 gjykime të Perëndisë për pjesën tjetër të njerëzimit që do të mbetet pas.
Hapja e gjashtë vulave të para: Ky është fillimi i programit të Zotit për të derdhur gjykimet e tij mbi tokën tonë, prandaj unë ju inkurajoj që ti lexoni edhe vetë vargjet në Biblën tuaj: prandaj lexojini me kujdes për të kuptuar planin dhe përfundimin e deklaratës së Perëndisë ndaj asaj që ai ka parashikuar dhe parathënë nëpërmjet Apostullit Gjon për botën tonë.
1.     Vula e 1        Shfaqja e Diktatorit (politik) dhe atij Profetit fetar më të madh në botë, i cili Bibla e quan atë “Bisha” por në fakt apostull Pali e quan atë Antikrishti njeri (Zbulesa 6:1-2, Zbulesa 13: 1-10, 2 Thesalonikasve 2 1-17). Shfaqja e Profetit të rreme më të padëgjuar ndonjëherë në botë, i cili bibla e quan atë mashtrues, ky do të jetë fetar (Zbulesa 13:11-18). Zbulesa kapitulli 13 fillon me një kafshë (Antikrishtit), duke ngritur lart nga deti, i cili përfaqëson të gjithë kombet e botës. Bisha është Antikrishti politik. Gjërat gjatë fundit të kokës do të jetë kaotike si nga ana ekonomike, ashtu dhe nga ana politike, sikurse ndodhi me krizën ekonomike të Greqisë, por do të jetë edhe më keq akoma situata. Një kohë e konfuzionit dhe pasigurisë do të bëjë që njerëzit të shohin dëshpërimisht për një udhëheqës të fortë që mund të sjellë shpresë dhe siguri në një kohë të frikës dhe të mos kuptuarit të realitetit pa shpresë. Maja e elitave dhe organizatave botërore dhe atyre masonike do të kërkojë për një udhëheqës karizmatik, autoritativ, të cilët mund të drejtojë botën përpara se ajo të kalojë përtej pragut të fatkeqësisë së humbjes së kontrollit, prandaj duke mos patur një udhëheqës të tillë si ai që pritet të shfaqet, ku dhe BE dhe mbarë kombet mezi e presin atë person. Ata njerëz do të kenë dëshirën e tyre për një super njeri, që të jetë udhëheqës karizmatik, një paqedashës dhe një diplomat për të zgjidhur të gjitha problemet e botës sonë, që sa vijnë e shtohen dhe bëhen më të vështira. Ai vjen paqësisht dhe më pas ai do të bëhet një diktator mizor, i cili do të jetë më shumë se çdo njeri tjetër që bota nuk ka njohur ndonjëherë. Ky njeri do të jetë Antikrishti, ai do të sundojë në tërë botën dhe ka për të marrë adhurimin e saj në mënyrë të dhunshme për 7 vjet deri në marrjen e jetës për atë që do të refuzojë, sikurse do të bëjë dhe me dy të tretat e kombit të Izraelit, duke krijuar një holokaust tjetër në botë.
2.     Vula e 2. Lufta më e madhe në botë do të ndodhë, ku botës i hiqet paqja mbas gjysmës se fillimit të periudhës 7 vjeçare, ku diktatori tashmë i ka marre frenat e BE në fillim gjysmës parë, luftërat fillojnë të shfaqen duke gllabëruar dhe vrare njerëzit njeri -tjetrin në pjesën e dytë të gjysmës së shtatës. (Zbulesa 6:3-4).
3.     Vula e 3. Njerëzimi do të shikojë dhe vuajë ndërkohë për urinë më të madhe në botën tonë, çmimet do të rriten në mënyrë galopante 100 fish, sa që rroga mujore mund të të ushqejë një ditë, po për 29 ditë?! (Zbulesa 6:5-6).
4.    Vula e 4. Goditja më e madhe në botë, ku “Vdekja” dhe “Hadesi” do të vrasin ¼ e popullsisë në botë me shpatë, zi buke dhe vdekje nëpërmjet bishave të dheut, ku afërsisht i bie të vriten 1.750.000.000 (një miliard e shtatëqind e pesëdhjetë milion) njerëz në këtë gjykim, duke patur parasysh që ne aktualisht jemi më shumë se 7 miliard njerëz në Botë (Zbulesa 6:7-8).
5.     Vula e 5.    Persekutimi më i madh në botë i të besimtareve të Krishtit, që do të besojnë dhe do te kundërshtojnë vulën matrikuluese në dorë ose në ballë, por edhe sistemin e diktatorial të Antikrishtit në atë periudhë kohe gjatë mundimit të madh. Menjëherë pas fillimit të mundimit, do të ketë një kthim i një turme të madhe, ndoshta qindra, mijëra ose miliona njerëz që do të vijnë në besim tek Krishti, kjo vjen si rezultat i predikimit të 144..000 ungjilltarëve Izraelit të përshkruar në Zbulesën 7, ata do të predikojnë ungjillin e Jezus Krishtit në mbarë botën atë periudhë kohe. Shumica e këtyre shenjtorëve të mundimit do të vriten nga forcat e Antikrishtit. Këto shpirtra të martirizuar do të ankohen përpara Perëndisë për t’u hakmarrë për vdekjen e tyre, por atyre u thuhet se do të presin pak kohë deri sa te plotësoj numrin i besimtareve te krishtere, të cilët do të vriten po ashtu si ata qe kishin përfunduar se martirizuari për shkak te besimit tyre. (Zbulesa 6:9-11).
6.    Vula e 6. Fatkeqësia më e madhe ekologjike që do të ndodhë në botë, ku bie një tërmet tepër i madh! Dielli bëhet i zi si një thes prej leshi dhe Hëna behet si gjak. Yjet e qiellit bien mbi dhe si kokrrat e fikut kur e tund një erë e madhe, qielli zbulohet si një pergamenë dhe çdo mal dhe ishull lëviz nga vendi i tyre. Zemërimi i Qengjit bën që njerëzit të fshihen nëpër skuta malesh dhe bazash nëntokësore, që janë krijuar pothuajse në shumë shtete për situacione luftërash midis shtetesh.(Zbulesa     6:12-17, Isaia. 34:4; Joeli 2:30-31; Mateu. 24:29).
7.     Vula e 7.    Në botë do të ndodhi një heshtje e madhe nga përreth gjysme ore, ku frika në fakt i paraprin një stuhie të papare dhe të pa dëgjuar ndonjëherë (Zbulesa 8:1).
Shtatë gjykimet e trumbetave: boritë e qiellit tingëllojë si një alarm në të gjithë botën duke njoftuar gjykimet publike të Perëndisë.  Çdo shpërthim trumbete shpalos një gjykim të detajuar.
8.    Trumbeta e 1: Nga qielli do të bjerë breshër i përzier me gjak për në tokë, ku ⅓ e pemëve dhe çdo bar i njomë do të digjet tërësisht nga ky zjarr gllabërues i cili është i përzier me breshër. (Zbulesa 8:7).
9.     Trumbeta e 2:     Shqetësimi më i madh në botë oqeanike, sepse nga qielli do të bjerë drejt tokës për në oqean një meteor si një mal i madh që digjet nga zjarri. Kur kjo të ndodhë ⅓ e detit bëhet gjak, ⅓ e krijesave të detit ngordhin, dhe ⅓ e anijeve shkatërrohen totalisht (Zbulesa 8:8-9).
10.    Trumbeta e 3:     Nga qielli bie një tjetër Yll i madh që quhet “Pelin”, që digjet si pishtar dhe bie mbi pjesën e tretë të lumenjve dhe burimeve të ujërave në tokë. Ky yll do të helmojë ujërat dhe shumë njerëz do të vdesin për shkak të helmimit të ujërave, ata do të bëhen të hidhura, prandaj ndotja do të jetë shumë më e madhe në botën e ujërave nëntokësore dhe atyre sipërfaqësore që ne pimë çdo ditë. (Zbulesa 8:10-11).
11.     Trumbeta e 4:     Errësira më e madhe në botë që do të ndodhë, sepse ⅓ e Diellit humbet shkëlqimin e saj, ⅓ e Hënës humbet shkëlqimin e saj, ⅓ e Yjeve qiellore gjithashtu humbasin shkëlqimin e tyre gjatë natës, ⅓ e Ditës humbet shkëlqimin e saj, po ashtu dhe ⅓ e Natës humbet shkëlqimin e errësirës se natës, pra do të jetë një errësirë goxha e theksuar përkrah asaj shpirtërorë të njerëzve që nuk besojnë akoma tek “Qengji i sakrifikuar” (Zbulesa 8:12-13).
12.     Trumbeta e 5 mjerimi parë:     Nëpërmjet këtij gjykimi Zoti Jezus, lejon Satanin për pushtimin me të madh nga bota demonike, që fakt njerëzimi nuk ka parë më parë, sepse nga pusi i humnerës në tokë, na thotë se del një tym si nga një oxhak. Ky lloj tymi nxin diellin dhe ajrin, prandaj nga ky tym dalin “karkaleca”, që kanë një pushtet të ngjashëm me atë të akrepave të tokës, këta demonë karkaleca nuk do të dëmtojnë barin e dheut, dhe asnjë gjelbërim apo ndonjë dru, por vetëm njerëzit që nuk kanë vulën e Perëndisë në ballë; dhe ata që kanë atë janë vetëm 144.000 mijë dëshmitarë ungjillëzues Izraelitë nën udhëheqjen e Profetit Elia dhe Moisut të cilët do të rikthehen për së dyti. Ata, karkalecat kane fuqi që tu bëjnë njerëzve të mundohen nëpërmjet pickimit të tyre për të vuajtur pesë muaj. Njerëzit do ta kërkojnë vdekjen, por vdekja do të largohet prej tyre. Fytyra e karkalecave është e njëjtë me atë të njeriut, flokët si flokë grash, dhëmbët i kanë si të luanit dhe kanë parzmore hekuri dhe ushtima e krahëve të tyre i ngjan si ushtima e qerreve dhe kuajve gati për luftë. Ata kane bisht dhe me thumbin e tyre qëndron fuqia e tyre pickuese për 5 muaj ndaj vuajtjeve te njerëzve. Ata kane një mbret i cili e ka emrin Abadaon në Hebraisht dhe Apolion në greqisht. Ky vend mund të jetë një mbyllje fizike, ose dhe një kafaz shpirtëror për të gjithë demonët, ku mbreti i tyre do të jetë vetë Satani, sepse ky është shkatërruesi. Tymi i dalë nga gropa përfaqëson pafundësinë e numrave të demonëve, d.m.th, engjëjt e rënë, që errësojë qiellin. Një e treta e engjëjve të qiellit ranë me Satanin në rebelimin origjinal “Dhe bishti i tij tërhiqte pas vetes të tretën pjesë te yjeve të qiellit, dhe u hodhën ato në Tokë: (Zbulesa 9:1-12).
13.     Trumbeta 6 mjerimi dytë: Zoti Perëndi, nëpërmjet këtij gjykimi lejon Engjëllin qiellor të zgjidhë katër Engjëjt që janë të lidhur në Lumin e madh, Eufratin. Çfarë është kaq simbolike për lumin Eufrat? Pse atje? Ky lumë është rreth 2700 kilometra të gjatë. Në kohën e borisë gjashtë Eufrati duket të shërbejë si kufi, apo një ngjarje, e mbretërisë së Antikrishtit. Lumi Eufrat dilte nga kopshti i Edenit, ku historia dhe sundimi i njeriut filloi, dhe do të përfundojë po këtu. Këta katër engjëj, janë pregatitur për këtë orë, ditë, muaj dhe vit, ata do të zgjidhen për të vrarë ⅓ , që i bie të vriten 1.750.000.000 (një miliard e shtatëqind e pesëdhjetë milion) njerëz nga kusuri i mbetur nga ¼. Dmth gjithsej përafërsisht nga dy vendime precize do të vriten 3.5 milion njerëz (tre miliardë e pesëqind milion gjysma e njerëzimit), pa llogaritur boritë dhe gjykimet e mësipërme. Këta engjëj mesa duket janë gjeneralë dhe kane nën veten e tyre 200 milion ushtarë demonike për të vrarë këtë shumë njerëzish. Armët e ushtareve demonike janë: zjarr, tym dhe squfur që dalin nga goja e tyre. Ndërsa pjesa e mbetur e njerëzve prej 3.5 milion njerëzve që nuk u vranë nga kjo ushtri demonike, vazhdojnë të mos pendohen për veprat e duarve të tyre (Zbulesa 9:13-21). Kjo ushtri masive është e përbërë nga 200 milionë demonëve hipur kuajve krijesa të cilat janë të pavdekshme, ashtu si kuajt që besimtarët do të përdorin kur ata do të kthehen me YAHSHUA, Mbretin e Mbretërve dhe Zotin e Zotërve, Jezus Krishtin për të krijuar mbretërimi mijëvjeçar e Tij (Zbulesa 19,14). Krijesat çuditshëm me shumë gjasa janë produkt i eksperimenteve gjenetike, që Satani dhe engjëjt e tij të rënë kanë kryer eksperimente me kuajt e pavdekshme kur ata i morën nga qielli gjatë kohës kur ata u rebeluan. Të katër engjëjt e rënë janë të lidhura në zonën e lumit Eufrat, së bashku me ushtritë e tyre. Ata janë të detyruar nëntokë apo në një dimension tjetër deri sa ata lejohen të jene të lirshëm për të vepruar kundra njerëzimit.
14.    Trumbeta 7 mjerimi tretë Mbretëritë e botës së shpejti do të bëhen të Zotit tonë dhe të Krishtit të tij dhe do të mbretërojë në jetë të jetëve pavarësisht zemërimit të kombeve, ku koha do të gjykoj të vdekurit dhe do tu jepet paga shërbëtoreve, profetëve, shenjtoreve dhe atyre që kanë frikë emrin e tij të vegjëlve dhe të mëdhenjve dhe të shkatërrojë ata që shkatërrojnë dheun (Zbulesa 11:15-19).
Gjykimet e kupave:
15.     Kupa e parë    do të derdhet mbi tokë, ku një epidemi e madhe në botë e ulcerës do të bjere mbi njerëzit e matrikuluar në ballë ose në dorë nga sistemi i detyruar i Antikrishtit në emër të sigurisë botërore kundra terrorizmit dhe evazionit fiskal (Zbulesa 16:2).
16.     Kupa e dytë     do të derdhet mbi det, ku ndotja më e madhe në botë vjen si pasojë gjakut, ku deti do të kthehet totalisht në gjak, dhe që të gjithë gjallesat e saj ngordhin. (Zbulesa 16:3-7).
17.     Kupa e tretë     do të derdhet mbi lumenjtë, ku ndotja më e madhe në botë vjen si pasojë e gjakut, vazhdon me burimet e ujërave të lumenjve, ku gjithashtu edhe këtu gjallesat e saj ngordhin totalisht (Zbulesa 16:3-7).
18.     Kupa e katërt     do të derdhet mbi Diellin, për tu përzhitur njerëzit me zjarr në mbarë botën (Zbulesa 16:8-9).
19.     Kupa e pestë     do të derdhet mbi fronin e Antikrishtit, ku mbretëria e saj u errësua dhe njerëzit kafshojnë gjuhët e tyre nga dhembja. (Zbulesa 16:10-11).
20.     Kupa e gjashtë     do të derdhet mbi lumin Eufrat për ta tharë atë dhe për të hapur njëkohësisht rrugën e mbretërve nga lindja ndaj pushtimit dhe grumbullimit të forcave të ndryshme ushtarake njerëzore të udhëhequr nga tri lloj frymërash demonësh, që dalin nga goja e profetit të rreme dhe e Antikrishtit. Kjo gjë behet për të përgatitur rrugën e betejës së madhe ne Luginën e Megiddos ne Israel kundra Perëndisë, ndaj kundërshtimit të Zotit Jezus kur të vijë Ai nga qielli për ardhjen e tij të dytë nga qielli (Zbulesa 16:12).
21.     Kupa e Shtatë     do të derdhet në erë, ku zëra dhe vetëtima do të dëgjohen gjithandej, do të bjerë breshër me peshë gati 33 kg, do të bjerë një tërmet që bota nuk e ka parë dhe ndodhur me pare atë ditë, Jeruzalemi ndahet në tri pjesë dhe mbare qytet e gjithë botës do të bien dhe çdo mal dhe ishull nuk do të gjendet më (Zbulesa 16:1-21).
Bibla flet për njohjen e kohërave së rrëmbimit të besimtarëve, ku çelësi kohës është rikrijimi themelimit të shtetit të Izraelit në 1948, ajo flet për paqen që do të arrihet midis Izraelit dhe Palestinës dhe Arabeve me ndërmjetësimin e vetë të njeriut të mëkatit. Ajo flet për ngritjen e tempullit të tretë në Izrael, ku Antikrishti do të kërkoje adhurim ndërkombëtar mbas ringjalljes të rrejshme për sytë e njerëzve. Ajo flet për holokaustin e radhës, për fatkeqësitë e përmendura këtu me imtësi, flet për shpëtimin e domosdoshëm të shpirtit njerëzor ndaj shkuarjes në parajse dhe jo ferr, flet për të shpirtrat e shpëtuar dhe ato të pashpëtuar, flet për globalizimin dhe ringritjen e perandorisë së vjetër Romake të lashtë, që sot quhet ndryshe BE. Bibla flet për shtimin e aktivitetit satanik dhe demonik, ku tashmë në USA ka mjaft baza nëntokësore që po eksperimentohet me qelizat dhe adn njerëzore për të përzierë njeriun me demonet dhe engjëjt e rënë ndaj shfaqjes së tyre përfundimisht në kohën e duhur, ku në fakt bota dhe shkencëtarët i quajnë UFO. Ajo flet paqen e rreme botërore, që sot quhet Rendi i ri botëror, ajo flet për Jeruzalemin qiellor 2400 x 2400 x 2400 që zbret si dhuratë nga Parajsa, flet për gjykimin dhe gjyqin përfundimtar. Bibla flet për të ardhmen e mrekullueshme, ajo është shpresa e besimtareve qofshin gjallë apo qofshin duke ndërruar jetë nga kjo jetë shtegtare. Këto janë gjykimet e Zotit Jezus për ata që nuk duan ta pranojnë për atë që Ai është në të Vërtetë, ata që do të duan më shume informacion le të lexojnë Biblën nga dhiata e re ndaç nga Dhjata e vjetër. Aty do te gjeni shpresën e jetës se përjetshme dhe jo shpresën se kur do të vij fundi i botës dhe i jetës se tyre vetjake?! Shpirti i njeriut është krijuar për të qenë i pavdekshëm edhe mbas vdekjes fizike. Dilema është që përjetësinë do ta kaloni në prezencën e Tij, apo në prezencën e gjykimeve të tij të përjetshme. 1 Gjonit 5 10-13 Ai që beson në Birin e Perëndisë ka këtë dëshmi në vetvete; ai që nuk beson te Perëndia, e ka bërë atë gënjeshtar, sepse nuk i besoi dëshmisë që Perëndia dha për Birin e tij. Dhe dëshmia është kjo: Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe kjo jetë është në Birin e tij. Ai që ka Birin, ka jetën; ai që nuk ka Birin e Perëndisë, nuk ka jetën. Gjoni 3:36 Kush beson në Birin ka jetë të përjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të” gjatë gjithë përjetësisë.

Përgatiti: Dritan ROSHI

Please follow and like us: