Albspirit

Media/News/Publishing

RISELDA SEJDIJA VJEN ME “MULLIRI REALITY SHOW”

 


Ka nisur prej pak kohësh “lufta” që koreografia, Riselda Sejdija i ka shpallur spektaklit që e imiton të shtunën mbrëma, Al Pazar. Riselda ka bërë me dije se ka ndërmend të nisë një reality show, ku ka marrë përsipër të degjenerojë aktoren, që sipas saj i ka mohuar identitetin dhe karrierën. Më tej, pedagogia e Akademisë së Arteve shprehet se asnjë prostitutë nuk mund ta mohojë artin që ajo bën dhe si përgjigje që sot e tutje do të ketë vetëm degjenerim. “Për aq kohë sa nuk do të ketë etikë në vend të bordellizmit fshataresk për humore si “Al Kandar në Pazar”, për aq kohë do ketë dhe humor realist me aromë degjenerimi nga “Mulliri reality show”, vetëm këtu në faqen time zyrtare çdo të diel ora 20:00, “Al Bordello Gomone Diplomata, Onorar Barishte Marmitata”. Nuk do të lejoj kurrë që imazhin e një personi që ka investuar dhe po investon aq me dinjitet për karrierën e vet ta lë në dorën e një aktoreje pa shkollë, pa profesion dhe për më tepër të përdalë. Nuk do ta kenë kurrë shansin të bëjnë karrierë rrugaçet provinciale në kurriz të një femre apo artisteje si puna ime që i hiqet kapelja nga e gjithë Shqipëria”, përfundon Riselda Sejdija.

Please follow and like us: