Rojet kundër përdhunuesve, janë seksi dhe me bikini!
Shumë lajme kanë qarkulluar kohët e fundit për atë që po ndodh shpesh në Indi, përdhunimi i femrave, mes tyre turiste, shpesh edhe në grup.
Por përdhunimi nuk është një krim që ndodh vetëm atje.
Në Suedi, po merren masa serioze për këtë krim të rrezikshëm. Ndaj kanë lindur disa grupe të posaçme femrash të cilat quhen “Groping Guards” dhe janë një skuadër tejet e pazakonshme.
Skuadra e veçantë është krijuar në Kalmar të Suedisë.
Roli i këtyre vajzave që shikoni në fotot e mëposhtme, është të ndalojnë ngacmimet seksuale të meshkujve, ndaj femrave.
Skuadra është themeluar nga autoritetet shtetërore në bashkëpunim me shoqata dhe vullnetarë, pas ngacmimeve seksuale të emigrantëve.
Kalmari ka një popullsi prej 36 mijë qytetarësh dhe ka pritur më shumë se 6 mijë emigrantë në vitin 2015.
Natën e ndërrimit të viteve më shumë se 15 ngacmime seksuale u regjistruan, të gjithë nga emigrantët.
Pas kësaj, u vendos krijimi i skuadrave “Groping Guards” që monitorojnë ambientet publike, si pishinat dhe sidomos mjedise të mbyllura.