Rusi: Dy policë dhe katër militantë të vrarë në Dagestan
Policia në Dagestan të Rusisë thotë se dy policë dhe katër militantë janë vrarë gjatë përleshjeve të djeshme.
Zëdhënësja e policisë, Fatina Ubaidatova, tha se përleshjet filluan kur forcat e policisë u ndeshën me militantët e armatorus, dersia ishin në kërkim në një banesë në qytetin Derbent.
Kjo zëdhënëse tha se militantët kishin hedhur granatë ndaj policisë dhe e kishin rrëmbyer një polic të plagosur.
Pastaj, policia ka depërtuar me dhunë në banesë, pasi kishte marrë informacion se oficeri i plagosur kishte vdekur.
Agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar të zbatimit të ligjit, raportoi se së paku katër militantë janë vrarë në banesë.
Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
Dagestani është bërë qendër kryesore e dhunës së militantëve, që synojnë krijimin e shtetit isalmik në Kaukazin Verior.
https://www.facebook.com/Cerciz-Loloci-444479355625593/