Albspirit

Media/News/Publishing

Shkëlqimi dhe rënia e Perandorisë Osmane

A ishte një nga perandoritë më të fuqishme në historinë botërore dhe si u krijua? Çfarë e bëri atë të rrëzohej? A ishte perandoria më jetëgjatë në histori?

Një sulltan duke ecur nëpër Stamboll

Ky debat është aq kompleks sa vështirë të thuhet në pak fjalë. Por kjo fuqi e madhe botërore ka qenë gjithnjë në ndryshim – një rrjet islamik i përbërë nga vendet e bregdetit të Mesdheut (përveç Italisë) – filloi në vitin 1299 dhe përfundoi afro 700 vjet më vonë. Kjo do të thotë se ajo sigurisht e ka tejkaluar Perandorinë Britanike në aspektin e jetëgjatësisë. Në varësi të datave, mund të thuhet se Perandoria Romake ka zgjatur më shumë, duke filluar në shekullin e parë para Krishtit deri në shekullin e 5 pas Krishtit.

Si nisi Perandoria Osmane?

Emri vjen nga themeluesi i parë i dinastisë, Osman I, i cili udhëhoqi Perandorinë. Zona e njohur si Anadoll, ose Azia e Vogël, ishte e ndarë në shtete të shumta turke pas përfundimit të Sulltanatit mesjetar të Rum. Në të njëjtën kohë, perandoria Bizantine (emri i së cilës iu dha nga Perandoria Romake) ishte duke rënë. Osmani dhe ndjekësit e tij, shkuan atje për të kryer bastisje të shumta.

Në fillim, baza e pushtetit osman ishte një nga të shumtët në rajon. Djali i Osman, Orhan, megjithatë ishte më shumë i interesuar për pushtimet, dhe kështu zgjeroi tokën e tij deri në Ballkan. Ai gjithashtu bllokoi rrugët e tregtisë për të zvogëluar kontrollin bizantin në perëndim dhe në veri, të cilat lejuan zgjerimin e mëtejshëm të perandorisë osmane.

Në fund të fundit, thesari më i madh i kapur në të gjithë hemisferën ishte qyteti i Kostandinopojës, selia e Perandorisë Bizantine për 1000 vjet.

Osman I, sulltani i parë otoman

Ishte ky një marshim drejt madhështisë?

Pas luftës me bizantinët, ndërhyrjet e mongolëve, grindjet e brendshme dhe kryqëzatat nga perëndimi, trazirat e luftërat civile gjithashtu nuk mungonin, sidomos kur stërnipi i Osmanit, Sulltan Bajaziti u burgos nga lideri turko-mongol Timur. Më pas ishte nipi i tij, Mehmed Pushtuesi, i cili fitoi reputacionin si njeriu që mori Kostandinopojën. Gjatë kësaj kohe, qyteti u bë i njohur si “Stambolli” që sipas grekëve do të thoshte “qytet”, por nga ana e vetë qytetarëve do të thotë “plotësisht islam”. Forcat e Mehmedit kishin marrë kontrollin e zonave që rrethonin qytetin, duke përfshirë pikat e nxehta strategjike në ngushticën e Bosforit, dhe e gjitha përfundoi me fushatën 57-ditore të rrethimit, duke filluar në prill të vitit 1453. Kur Sulltani vuri këmbën në kryeqytetin e ri ai e shpalli veten Cezar.

Ishte një regjim i ashpër, sipas ligjit të Sheriatit?

Është disi e vërtetë kur thuhet se osmanët ishin më brutalët në vendimet që ndërmerrnin se çdo pushtet tjetër evropian i kohës.

Kisha e krishterë ortodokse ruhej shumë, dhe sulltanët gjithashtu krijonin aleanca me sunduesit francezë. Në mes të shekullit të 16, gjatë mbretërimit të Sulejmanit të Madhërishëm, Perandoria Osmane u mburr me një popullsi prej më shumë se 15 milionë njerëz nëpër tre kontinente, si dhe duke qenë një nga forcat ushtarake dhe detare më të forta në planet.

Madhështia e Xhamisë Blu, Stamboll

Çfarë shkoi keq?

Menaxhimi për të ruajtur Perandorinë mbi katër shekuj vështirë se mund të quhet “diçka e gabuar”. Megjithatë, është e vërtetë se në shekullin e 19-të, Perandoria tashmë jo në fuqinë e saj maksimale ishte e njohur si “E sëmura e Europës” – një term i shpikur nga Car Nikolla II i Rusisë, gjatë Luftës së Krimesë. Rusia doli si një nga kundërshtarët kryesorë të Perandorisë Osmane, dhe Lufta e Krimesë ishte pjesërisht e shkaktuar nga rënia e Perandorisë, si dhe fuqitë evropiane në rritje u përballën për të marrë territoret e tyre. Pavarësisht shpërbërjes së Perandorisë, forcat aleate europiane  dështuan për të marrë përsipër gadishullin turk. Megjithatë, forcat turke u tensionuan aq shumë sa që firmosja e armëpushimit në vitin 1918 ia dorëzoi Stambollin anglezëve dhe francezëve, që filluan pak nga pak të marrin Perandorinë Osmane

Please follow and like us: