Si punon shërbimi sekret Mossad: Misteri i të “Burgosurit X” të Izraelit
Si punon Mossadi: Misteri i të “Burgosurit X” të Izraelit
Një agjent izraelit kryen vetëvrasje në qelinë e tij të burgut. A ishte ai një tradhtar? Rasti misterioz i të “Burgosurit X”, i cili raportohet të jetë Benjamin Zygier, i lindur në Australi, ofron një ide se si ndërhyn agjencia më e famshme sekrete Mossad.
Nga Ulrike Putz
Der Spiegel
Ndërtesa e zyrave në Milano rrezaton hijeshi dhe lluks me fasadën e saj me stuko, emrin e gdhendur në një pllakatë bronzi, shërbimin e portierit dhe mobilje të shtrenjta druri që dekorojnë ambientet e brendshme. Deri tani, nuk ka asnjë detaj për të sugjeruar se firma e regjistruar në këto zyra, e cila është e specializuar në shitjen e teknologjisë satelitore dhe të komunikimit, është një burim informacionesh për Mossad-in, shërbimin e inteligjencës sekrete të Izraelit.
Kompania ne Milano dyshohet të ketë punësuar agjentët izraelitë të cilët kanë të nevojshëm ndërtimin e jetëve të dyfishta për operacionet e tyre në territorin e armikut. Njëri prej tyre ishte Ben Zygier, një çifut Australian dhe një sionist i përkushtuar, i cili emigroi në Izrael në moshë të re. Kompania raportohet të ketë garantuar punëdhënien e Zygier kur ai aplikoi për një vizë pune në konsullatën italiane në Melburn në vitin 2005. Kjo, të paktën, është ajo që agjentët e agjencisë Australiane së inteligjencës deklarojnë.
Ben Zygier vdiq në moshën 34 vjeç, vetëm katër ditë pas lindjes së fëmijës së tij të dytë, më 15 dhjetor 2010, në një qeli të vetmuar në burgun e sigurisë së lartë, Ajalon pranë Tel Avivit. Në raporte shkruhet se ka varur veten, edhe pse ai ishte burgosur më i ruajtur në tërë shtetin e Izraelit, monitorohej nga katër kamera. Avokati i tij e kishte takuar atë një apo dy ditë më parë dhe tha Zygier dukej normal.
Rasti i tij bëri bujë javën e kaluar pasi një program australian lajmesh identifikimi Zygier si i “Burgosuri X” i mistershëm Izraelit. Çfarë krimi mund të ketë kryer agjenti për të bërë që edhe rojet e tij të mos dinin identitetin e tij?
Zyrtarët izraelitë thanë se ai kishte qenë një rrezik për sigurinë kombëtare. Avokati i tij tha se akuzat kundër tij ishin “serioze”. Kur vdiq Zygier, Izraeli lëshoi një urdhër ndalimi për të parandaluar që mediat të mbulonin çështjen.
“Aksesi në Instalimet Sekrete”
Agjenti u arrestua në shkurt të vitit 2010, menjëherë pas Mossad kishte vrarë tregtarin e armëve të Hamasit në Dubai. Ka shumë spekulime se Zygier ishte përfshirë në këtë vrasje, dhe se ai mund të ketë shpërndarë sekretet e këtij operacioni. Apo ai kishte të bënte me vrasjen e shkencëtarëve iranianë ose sulmeve të piraterisë informatike kundër programit bërthamor të Iranit?
Nuk ka përgjigje për këto pyetje, por Zygier dhe dy hebrenj të tjerë me origjinë australiane, të cilët gjithashtu kanë punuar për firmën e Milanos raportohet të kenë qenë agjentë të suksesshëm. “Natyra e vetë biznesit u dha atyre akses në instalime sekrete ushtarake”, tha një burim i inteligjencës austrialiane.
Rasti Zygier siguron informacion mbi metodat e Mossad-it. Ky rast tregon se si shërbimi sekret rekruton agjentë dhe maskon operacionet.
Që kur ishte i ri në moshë, Zygier u përfshi në “Grupin e Sigurimit të Komunitetit” në Melburn, një lloj lidhje e qytetarëve hebrenj për mbrojtje. Këto grupe shpesh kanë lidhje me Mossad-in dhe udhëzohen nga agjentët e tij. Ben Zygier ishte rekrutuar ndoshta në këtë mënyrë. Rreth të njëjtës kohë, u rekrutuan gjithashtu dhe Paul Y. dhe David Z..
Hebrenjtë e Australisë janë veçanërisht tërheqës për Mossad-in për shkak të një neni të çuditshëm të ligjit: Australianët janë të lejuar të ndryshojnë emrat dhe mbiemrat e tyre një herë një vit. Kjo është një mënyrë e mrekullueshme për të përfituar një identitet të ri.
Pasi përfundoi arsimin, Zygier emigroi në Izrael. Y. dhe Z. gjithashtu u zhvendosën atje. Të tre ata – të gjithë të pajisur me shtetësi si izraelite ashtu edhe australiane – filluan punën me firmën e cila e kishte qendrën në Milano. Kur u kthyen në Australi, ata aplikuan për emra të rinj. Ben Zygier mori emrin Benjamin Burroës dhe Benjamin Allen. Gjithashtu Y. dhe Z. ndryshuan emrat e tyre të paktën dy herë.
Nën mbikëqyrje
Por në 2009 ndryshimi i shpeshtë i emrave të tyre ngjalli interesin e autoriteteve australiane – sidomos kur Zygier dorëzoi pasaportën e tij të vjetër, mbushur me viza hyrëse në Iran. Paul Y. shpenzoi shumë kohë në Siri, Iran, Egjipt dhe Dubai. David Z., gjithashtu, udhëtoi disa herë në Iran. Kjo nuk ishte vetëm e provë e dukshme nga vulat e tij në pasaportë. Gjatë një udhëtimi në vitin 2004, ai kërkoi ndihmë nga konsullata Australiane në Teheran.
Të tre burrat ishin vënë tashmë nën mbikëqyrje sa herë që ata ktheheshin në Australi. Shërbimi i Inteligjencës sekrete të huaj i Britanisë, MI6 gjithashtu filloi të tregonte interes tek David Z., i cili posedonte një pasaportë britanike.
Ben Zygier gjithashtu tërhoqi vëmendjen me zgjedhjen e miqve të tij. Gjatë një udhëtimi në Melburn në vitin 2009, ndjekësit e tij vunë re se ai po u afrohej studentëve iranianë dhe sauditë në Universitetin Monash.
Menjëherë pas kësaj, një burim i tha gazetarit australian Jason Koutsoukis se tre burrat ishin kapur dhe akuzoheshin për spiunazh. Kur gazetari u përball me Zygier duke i treguar akuzat, ky i fundit i mohoi ato. “E pyeta pse ai ndryshon emrin e tij aq shpesh,” tha Koutsoukis. “U përgjigj se ai kishte arsye personale për këtë.”
Ata folën tre herë të tjera para mesit të shkurtit 2010. Zygier po mërzitej gjithnjë e më shumë, dhe thoshte se kerkonte vetëm të ndërtonte një jetë normale në Izrael. Gjatë telefonatës së fundit ai bërtiti: “Zhduku!”
Në këtë pikë autoritetet Australiane tashmë kishin planifikuar të arrestonin Zygier për spiunazh. Por autoritetet izraelite u treguan më të shpejta. Më 24 shkurt, Izraeli njoftoi një oficer ndërlidhës të shërbimit sekret australian në Tel Aviv se Zygier ishte arrestuar.
Zygier vdiq në dhjetor. Telefonatave në kompaninë në Milano I përgjigjet vetëm sekretaria telefonike. Paul Y. dhe David Z. Raportohet të jenë ende gjalle dhe jetojnë në Izrael. Ndoshta nën emra dhe me identitete të reja.