Albspirit

Media/News/Publishing

Soros tregon hapur se është ai pas Reformës në Drejtësi

Soros tregon hapur se është ai pas Reformës në Drejtësi

George Soros ka treguar hapur se është ai që fshihet pas Reformës në Drejtësi. Siç duket më poshtë, miliarderi ka shpërndarë në rrjetet sociale një artikull të Fabian Zhillës, i cili flet lidhur me korrupsionin e rrënjosur në Shqipëri.  “Në Shqipëri, korrupsioni si një rutinë, është duke filluar të ndryshojë” shkruan Soros në postimin e tij.

Sipas faqes zyrtare, Fabian Zhilla është një studiues i korrupsionit që punon për fondacionin e Soros në vendin tonë.

Në editorialin e Zhillës publikuar po në faqen zyrtare të Fondacionit, thuhet se reforma në Drejtësi është një hap i mirë dhe se grupe të shoqërisë civile kanë qenë aktivë në kërkime dhe raportime të korrupsionit. Zhilla shton se ka marrë pjesë në një studim afatgjatë për kriminin e organizuar, të zhvilluar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë-Soros.

Sipas tij, korrupsioni në polici, drejtësi dhe prokurori lejon krimin e organizuar të sfidojë shtetin. Zhilla shton se këtë vit, planifikohet të vëzhgohet lidhja midis krimit të organizuar dhe partive politike gjatë zgjedhjeve. “Ndërsa reforma gjyqësore është një hap premtues, mbetet të shihet se si kjo reformë do të zbatohet në praktikë, apo nëse thjesht do të jetë e njëjtë retorika e vjetër.” përfundon Zhilla.

Më herët është artikuluar se Soros fshihet pas Reformës në Drejtësi. Sipas analistëve, miliarderi Soros po tenton të vendosë një regjim të ri në vendin tone./citynews

Artikulli i shpërndarë nga George Soros: https://www.opensocietyfoundations.org/voices/strange-invincibility-corruption-albania

george soros

Artikulli i

Please follow and like us: