Albspirit

Media/News/Publishing

Vincent Triest: Ja çfarë di unë për Mimi Kodhelin në Hamburg!

 

Tablolidi gjerman Hamburger Morningpost, nxori dje lajmin se Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli, ka bërë shopping në Hamburg e shoqëruar me disa makina policie.
Ja lajmi:

http://www.dritare.net/2016/05/12/mediat-gjermane-mimi-kodheli-2-ore-shopping-me-helikopter-ne-hamburg/embed/#?secret=IeJWRk4Duq

Menjëherë ka reaguar Lexo.al, i cili përgënjështronte tabloidin, duke përdorur si argument një tweet të “gazetarit gjerman Vincent Triest”.
Ja linku i lexo.al:

http://lexo.al/e-verteta-e-shoppingut-te-ministres-kodheli-ne-gjermani/embed/#?secret=jXf7PX8jF8

Ne e intervistuam gazetarin, i cili nuk është gjerman, por shqiptar, nuk jeton në Gjermani, por në Holandë dhe nuk ka përgënjeshtruar tabloidin gjerman, sepse nuk ka informacione. Ja çfarë thotë ai, eskluzivisht për dritare,net.

vincent

Flet gazetari: Ja e vërteta ime!

Dritare.net.-Kush jeni, për cilën gazetë, tv punoni dhe ku?

Une jam Vincent Triest. Kam lindur dhe jam rritur në Holandë. Por pasi një nga prindërit është nga Shqipëria, unë që i vogël kam mësuar shqip. Kjo është arsyje përse une jo vetëm punoj freelance në Holandë, por punoj dhe në Shqipëri. Në Holandë, por dhe për media të tjera internacionale, kam kontribuar në disa gazeta, revista dhe televizione të njohura këtu si Telegraaf, EenVandaag dhe ViceNews.

Unë jam shqiptar, kjo është një nga arsyet përse kërkoj të jem prezent si gazetar në Shqipëri. Pavarsisht se jam rritur jashtë në një ambient të largët nga Shqipëria, unë jam krenar për preardhjen time.

Dritare.net- I keni lexuar lajmet në Tiranë që i bënin jehonë çfarë ju shkruat në Twitter?

Po i kam lexuar. Në Shqiperi shpesh kemi synimin të krijojmë vetëm një të vërtetë. Por kjo nuk ndodh as në vende si Holanda apo Gjermania. Aq më tepër nëse bëhet fjalë për një tabloid, që ka një reputacion të dobët në Gjermani dhe bazohet vetëm tek aludimet.

Dritare.net- Cili është informacioni që keni, në bazë të cilit përgënjeshtruat tabloidin gjerman?

Ju ftoj të lexoni shkrimin me kujdes dhe të gjykoni vetë. Gazeta shkruan se ministrja është shoqëruar një herë në një restorant luksoz që quhet ‘Rickmers Rickmers’ dhe pastaj ka vizituar qendrën kryesore të Hamburgut, ku ndodhet dhe dyqani i shumëkomentuar. Në shkrim pranohet që pas pyetjes së gazetës, në dyqanin në fjalë nuk ka pasur një konfirmim nëse ministrja ka blerë diçka.

Kjo me bën të dyshoj jo vetëm tek burimi por dhe mbi faktet mbi të cilën është mbështetur shkrimi. Gazeta të paktën nuk merr përsipër të shkruajë që ministrja ka dalë aty për një shopping të fuqishëm. Dhe kjo ishte arsyeja përse reagova, pasi unë mendoj se për këtë arsye, as mediat shqiptare nuk duhet ta bëjnë këtë.

Për të qenë sa më i qartë, dua të theksoj, se unë nuk kam përgënjeshtruar tabloidin, por unë kam thënë që është abuzuar, me detaje të shtuara, nga disa portale shqiptare bazuar mbi tabloidin gjerman./dritare.net

Please follow and like us: