Albspirit

Media/News/Publishing

28 faqet sekrete për 11 shtatorin 2001

28 faqet sekrete lidhur me 11 shtatorin 2001

Shtëpia e Bardhë dhe shërbimet sekrete të Shteteve të Bashkuara mendojnë të deklasifikojnë 28 faqet e sekretuara e dokumentit përfundimtar të hetimit të dhomave të Kongresit për 11 shtatorin, ato që kanë të bëjnë me mbështetjen saudite ndaj avionrrëmbyesve. Prej 13 vitesh 28 faqet kanë qenë të mbyllura në një dhomë sekrete, Sensitive Compartmented Information Facilities (SCIF). Vetëm pak njerëz i kanë parë. Ish Senatori Bob Graham ka kërkuar t’i bëjë publike qysh kur u klasifikuan në 2003, kur drejtonte hetimin e parë qeveritar lidhur me 11 shtatorin. Graham ishte President i Komitetit të Ngushtë për Inteligjencën të Senatit dhe bashkëpresident i Komitetit Hetimor të Përbashkët të Kongresit lidhur me dështimin e inteligjencës në parandalimin e atentateve. Hetimi grumbulloi gjysmë milioni dokumenta, intervistoi qindra dëshmitarë dhe prodhoi një raport prej 838 faqe, minus 28 faqet e sekretuara.

Bob Graham: “Jam thellësisht i prekur nga sasia e materialit të censuruar në këtë raport”…

Please follow and like us: