Albspirit

Media/News/Publishing

“Baroni i Ballkanit”, denoncimi: ‘Santa Quaranta’ kushtoi 20 mln Euro, ja këngëtarët grekë që u paguan me para droge 

 

klement

Gazeta greke “Ethnos” ka bërë një artikull të gjatë për “Baronin e Ballkanit”, kreun e organizatës kriminale që trafikonte drogë në të gjithë Evropën.

Gazeta greke ka pasqyruar të gjitha deklaratat dhe akuzat politike në Shqipëri për këtë çështje, dhe njësoj si mediat e tjera në shtetit fqinj, thotë se Escobari shqiptar është Klemend Balili. Duke folur rreth këtij personazhi, e përshkruar atë me lidhje të forta politike dhe thekson edhe fatin që është pronar i resortit luksoz ‘Santa Quaranta’ në Sarandë, një investim 20 milionë Euro shkruan kjo media.

Ndryshe, nga sa u deklarua një vit më parë në inaugurimin e resortit ku morën pjesë drejtues të lartë të Qeverisë, ku u tha se kushtoi 3 milionë Euro.

“Biznesmeni 44-vjeçar, përveç Santa Quaranta është gjithashtu pronar edhe i hotel Olivia në bregdetin e Butrintit. Edhe Santa Quaranta është një investim prej 20 milionë Euro. Sot është hoteli më modern dhe luksoz në bregdetin shqiptar.

Hoteli organizon shpesh “netët greke” ku janë të ftuar shumë emra të muzikës greke, duke përfshirë Katerina Stikoudi, George Tsalikis, Ilias Vrettos, Stavento etj”, shkruan gazeta greke “Ethnos”.

Please follow and like us: