Albspirit

Media/News/Publishing

CNN: Greqia lëshon brenda 48 orësh urdhër – arrestin ndërkombëtar për Balilin

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=slM9hb_63II?feature=oembed]

Athina zyrtare më në fund vepron, duke njoftuar se ka gati urdhër – arrestin ndërkombëtar për “Eskobarin e Ballkanit”, për të cilin thuhet se është Klemend Balili.

CNN grek shkruan se 44 – vjeçari nga Saranda, ish – Drejtor i Transporteve në qytetin bregdetar, do të shpallet zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet greke, i akuzuar si kreu i organizatës ndërkombëtare të drogës.

Sipas të njëjtave burime, kjo gjë pritet të ndodhë brenda 48 orëve në vijim dhe kërkesa do t’i shkojë Interpolit.

Gjithashtu, një kopje e dosjes së hetimeve nga policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane, do t’i dërgohet edhe Prokurorisë së Përgjithshme në vendin tonë.

Siç edhe shkruan CNN, në të njëjtën kohë, ndaj biznesmenit shqiptar do të ketë edhe një hetim për pasurinë e tij, pasi dyshohet se ka llogari bankare në 10 vende të Evropës.

Vendndodhja e Klemend Balili nuk dihet që nga 11 Maji, kur doli në dritë emri i tij prej mediave greke, si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Policia shqiptare ka ushtruar kontrrolle në banesat e tij, për t’i komunikuar të mos largohet nga vendi deri në sqarimin e situatës, por nuk ka mundur ta gjejë atë.

Policia shqiptare u ka kërkuar disa herë autoriteteve greke të dhëna për operacionin dhe nëse kishte një urdhër ndalimi për Balilin. Kjo vonesë shkaktoi edhe largimin e Balilit në drejtim të paditur.

Please follow and like us: