Dashamir Shehi: Arrestohet Xhelili, lihet i lirë Balili që i ka shitur drogë gjithë Evropës!
Kryetari i Partisë LZHK, Dashamir Shehi, është shprehur kundër arrestimit të ish-kryebashkiakut të Dibrës Shukri Xhelili pasi sipas tij nuk përbën një rrezik nga ana penale. I ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, Shehi tha se prej 4 ditësh nuk arrestohet një person që i ka shitur drogë gjithë Europës. Shehi shtoi se janë persona më të rrezikshëm që nuk po arrestohen.
“Shukriu nuk përfaqëson asnjë rrezik nga ana penale. Unë nuk do ta kisha arrestuar, sepse krimi që ka bërë është një turp. Kur ndërkohë kemi 4 ditë nuk arrestohet një person që i ka shitur drogë gjithë Europës. Ai që vrau policin këtu është arrestuar në Holandë. Nëse zullimi i Shqipërisë fshihet pas Shukriut është hipokrite. Ai e mori dënimin e vet, u largua nga bashkia. Ky njeri është përçmuar, mirpo gjithë shoqëria i gjithe zullumi nuk mund të fshihet pas Shukriut. Nuk është ky zullmuqari më i madh, ky është një aga i vogël i provincës që politika e ka çuar në atë karrigë që bashkë me mandatin t’i japin edhe një dashnore. Prandaj thashë që jemi shoqëri pak hipokrite.” është shprehur Shehi.