Albspirit

Media/News/Publishing

Ekspozita që sjell femrën dhe natyrën me materiale të ricikluara 

Screenshot_1Publiku artdashës në Tiranë ka pasur mundësinë të vizitojnë ekspozitën “Femra dhe Natyra” në galerinë e Qendrës Rinore Tiranë, projekt-bashkëpunim mes artistit Adi Shehu dhe koordinatores Desantila Heta.

Ekspozita trajton dy tema mjaft të bukura – femrën dhe natyrën. Punimet e prezantuara janë bërë me materiale të papërdorshme apo mbetje të ndryshme.

Këtë ekspozitë, Shehu pritet ta hapë edhe në Kanada në korrik, falë mbështetjes së komunitetit shqiptar që jeton aty.

Ai thotë se qysh fëmijë ka punuar kolazhin. Më përpara ka punuar me lëvoret e pemëve, frutave të thata, me copa dërrasash, me myshqet e pemëve e shumë gjëra të tilla.

Këtë ekspozitë e ka nisur përpara tri vitesh. Ideja i lindi në një ditë të zakonshme, në një shëtitje ku Adi Shehu mblodhi disa lëvore pemësh dhe prej aty u duk se mori jetë diçka interesante. Në fillim punimet niseshin në formë kubizimi, pastaj prekeshin me pak fije sintetike apo materiale të tjera ku filloi dhe u jetësuan nudot. “Nuk ishte e qëllimshme nudoja, por ishte një dëshirë për të bërë diçka ndryshe”, thotë artisti.

Materiale të tjera në punimet e tij janë copa xhamash, bukë peshku, çorape apo geta femrash, bizhu të prishura, pëlhura të ndryshme, letër alumini etj.

Riciklimi është ajo çfarë i bashkon punimet e kësaj ekspozite. Materialet janë të një game të gjerë, deri edhe tek elementet e kompjuterëve të prishur, pllakëza që krijon dekoracione të veçanta.

Një pjesë e punimeve lidhen edhe me përvoja personale apo dhe histori të treguara nga miqtë, shprehet artisti, tek të cilat është munduar të kapë elementë të veçantë që mund te jetësohen me mbetje.

Kjo ekspozitë jep dy mesazhe të bukura sociale, si për mjedisin dhe për femrën: ta mbrojmë mjedisin dhe femrën, duke e shfaqur të bukur me mbetjet dhe elementët e papërdorshëm të natyrës; t’i japim publikut mesazhin se ferma nuk është një mbetje e shoqërisë, seksi i dobët, por ajo është kudo dhe përherë e bukur. Natyra duhet trajtuar si femër, dhe femra si natyrë.

Ndërsa Desantila Heta, si koordinatore e projektit do të shprehet se ky nuk është bashkëpunimi i parë, pasi kanë bashkëpunuar edhe më parë. Projekti paraprijës ka qenë në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, ku Adi ka qenë kurator i objekteve etnografike me karakter fetar dhe unë si vullnetare në proçesin e konservim-restaurimit të objekteve muzeale.

Duke qenë se Heta është diplomuar për Inxhinieri Kimike ne fakultetin e Shencave te Natyres, vete natyra e punimeve te artistit: Adi Shehu qe kishin në bazë riciklimin, e bëri më të lehtë bashkëpunimin për të arritur një punë sa më të mirë.

Ajo thotë se ky projekt ka qenë një punë e bukur dhe aq e vështirë, pasi siç dihet në Shqipëri arti nuk ka mbështetjen e duhur. Fatmiresisht ne me shumë mundim ia arritem ketij qellimi, pasi kam bërë prezantimin e projektit në shumë biznese në Tiranë dhe në Kosovë.

Please follow and like us: