Ermonela Jaho, sopranoja më e mirë në botë nga International Opera Awards 2016
Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho ka fituar çmimin ndërkombëtar prestigjoz Readers Award në ceremoninë që njihet si Oskari i Operas që u mbaj në teatrin “Savoy” të Londrës mbrëmjen e të dielës.
Sopranoja me famë botërore triumfoi mes shumë zërave të tjerë operistikë nga mbarë bota, duke u vlerësuar maksimalisht nga votat e publikut ndërkombëtar. Performanca e saj në skenë para marrjes së çmimit ka përlotur të gjithë publikun.
Në faqen e Twitterit të Opera Awards 2016 është shkruar: Të gjithë në lot pas performancës së Ermonela Jahos “Mamma usciva da casa”. Në përfundim të performancës i gjithë publiku është ngritur në këmbë, ndërsa duartrokitjet kanë zgjatur për shumë minuta.
Pas këtij vlerësimi, Ermonela Jaho ka falenderuar në rrjetin social facebook të gjithë fansat e saj, duke i bërë një dedikim të veçantë atyre shqiptare: “Dua të falenderoj të gjithë admiruesit e artit tim nëpër botë dhe veçanërisht në Shqipëri për mbështetjen dhe dashurinë…..Kushdo që i dedikon jetën pasionit të tij është gjithmone fitues… Ju dua të gjithëve!
Sopranoja shqiptare u nominua për këtë çmim që për herë të parë fitohet nga një shqiptar, pas performancës së saj të “Sour Angelica” në veprën e Puçinit apo edhe për operan Zaza.