“Fati i panjohur i Ukshin Hotit të futet në axhendën e bisedimeve me Serbinë”
Djali i atdhetarit të zhdukur prej 17 vjetësh, Andin Hoti, kërkon që çështja e pazgjidhur e babait të tij të futet në axhendën zyrtare të bisedimeve me Serbinë.
Duke kujtuar babain e tij në ditën kur para 17 vitesh u pa për herë të fundit, Andin Hoti ka shkruar në Facebook se asnjëherë nuk do të rreshtin së kërkuari për fatin e babait të tij.
Postimi i Andin Hotit:
17 vite në kërkim për ty!
Ndoshta dikush edhe pret që ne t’i humbim shpresat, por jo, asnjëherë!
Deri në zbardhjen e fatit tënd, nuk do të rreshtim së kërkuari dhe për ne do të jesh i gjallë gjithmonë!
Sepse liria nuk është e plotë, sepse Republika, për të cilën dhe gjithçka është e mangët pa zgjidhjen e fatit tënd!
Institucionet në Kosovë dhe Shqipëri duhet ta ndjejnë së paku si obligim moral zgjidhjen e misterit për fatit tënd!
Është koha e fundit kur Kosova duhet të ngris zërin në kërkim tëndin.
E ripërsëris, kërkojmë që çështja e pazgjidhur e Ukshin Hotit të futet në agjendë ZYRTARE gjatë bisedimeve me Serbinë dhe të trajtohet me seriozitet të plotë. “
Ukshin Hoti ishte profesor,shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare ne Kosovë gjatë viteve ’80 – ’90, një ndër intelektualet me te arsimuar ne Kosovë dhe ligjerues ne disa universitete në SHBA ku kishte studiuar dhe diplomuar.
Ukshin Hoti ishte arrestuar disa herë aktivitetin e tij atdhetar në Kosovë nga regjimi serb por së fundi herë arrestohet në vitin 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të aktiviteve armiqësore kundra Jugollavisë dhe për pjesëmarrjën e tij në levizjet për Republikën e Kosovës dhe më pas denohet 5 vjet burg.
Më 16 maj te vitit 1999 pas lirimit të tij nga burgu dhe pas daljes se tij nga qelia e burgut, zhduket nga polica serbe pa lenë gjurmë dhe nga ajo datë nuk dihet asgjë për të.
Njerëzit qe e kanë parë të gjallë kanë qenë vetëm shokët e burgut dhe të burgosurit e tjerë të cilët treguan se Ukshini ishte liruar nga burgu ditën e diel, një ditë jo e zakonshme per lirimin e te burgosurve.