Film i ri shqiptaro-britanik i titulluar “Elvis Walks Home”, ja aktorët që do të marrin pjesë
Një bashkëpunim kinematografik mes Britanisë dhe Shqipërisë do të nisë xhirimet gjatë muajit gusht.
Bëhet fjalë për prodhimin kinematografik “Elvis Ëalks Home” i cili do të vijë në regjinë e regjisorit shqiptar Fatmir Koci dhe sjell në bashkëpunim Film and Music Entertainment (F&ME) të Britanisë dhe Kkoci Productions and Zagreb’s Propeler Films. “Elvis Ëalks Home” nuk është bashkëpunimi i parë mes tyre duke kujtuar këtu filmin e njohur “Amsterdam Express.
Në këtë prodhim kinematografik do të marrin pjesë emra të njohur të aktrimit në Shqipëri si Ndricim Xhepa, Amos Zaharia , Dritan Kastrati, Romir Zalla, Ergys Halili, Maradona Kodra, etj. Roli i protagonistit i është besuar aktorit britanik Nick Shreli, i cili vjen si një djalë që gjen punë si zbavitës për trupat britanike gjatë luftës në Ballkan në vitin 1999, por shumë shpejt do ta gjejë veten në mes të betejës.
Shreli e kujtojmë nga prodhimi kinematografik “Mickey”. Gjatë muajit gusht xhirimet e “Elvis Ëalks Home” do të zhvillohen në Shqipëri dhe Bosnje. Ky prodhim kinematografik nuk është bashkëpunimi I parë mes tyre duke kujtuar këtu filmin e njohur “Amsterdam Express.