Fshati ku udhëtohet vetëm me varkë
Harrojeni Venecian! Ekziston një fshat i paqtë në Holandë, i ndërtuar i gjithi mbi ujë, që duket si i dalë nga një përrallë.
Fshati idilik Giethoorn nuk ka rriuë apo makina dhe i vetmi akses për të mbërritur nëpër shtëpitë e tij apo ndërtesat publike janë rrjedhat e mrekullueshme të ujit dhe 176 urat e drunjta që gjenden brenda tij.
Edhe postieri e bën rrugën e tij nëpër shtëpitë e fshatit me varkë. 2600 banorë jetojnë në këtë zonë me shtëpi ishullore të mbështetura mbi kanalet e ujit, të cilat në dimër shndërrohen në pista patinazhi.
Fshati daton në shekullin e 18 dhe tërheq çdo vit mijëra turistë. Vizitorët detyrohen t’i lënë makinat jashtë fshatit dhe më pas e përshkojnë fshatin me varka, biçikletave ose me këmbë.