Albspirit

Media/News/Publishing

Ftesë për pjesëmarrje

 

konventa për integrimin europian

Grupi i Punës I (Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore)

Sesioni 3 dhe 4Tema: “Ndihma Ligjore Falas dhe Informimi Ligjor i Publikut”

 

17 maj 2016, 10:00 – 13:30

Ministria e Drejtësisë, Salla e Konferencave

 

 

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), në partneritet me Slovak Foreign Policy Association (SFPA), me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Integrimit Europian, kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në Sesionin e 3 dhe 4 të Grupit të Punës I me temë: Ndihma Ligjore Falas dhe Informimi Ligjor i Publikut”

 

Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA), në bashkëpunim më Ministrinë e Integrimit Europian dhe ministritë e linjës kanë lançuar “Konventën për Integrimin Europian”. Duke qenë një model unik, i aplikuar fillimisht nga Slovak Foreign Policy Association dhe i zbatuar më pas në vende si Serbia, Mali i Zi, B&H, Ukraina dhe Moldavia, objektiv i konventës është institucionalizimi i debatit publik në çështje të lidhura me BE-në, mbështetur në bashkëpunimin mes qeverisë, shoqërisë civile dhe bizneseve. Nëpërmjet Konventës synohet rritja e pjesëmarrjes të të gjithë segmenteve të shoqërisë shqiptare në formulimin e politikave kombëtare, forcimin e aftësive të ekspertëve në negociimin për integrimin europian si dhe krijimi i një kanali të qëndrueshëm dhe interaktiv informimi për publikun e gjerë.

 

Në kuadër të këtij projekti në Shqipëri, janë ngritur disa Grupe Pune sipas kapitujve të negociatave me BE-në (1. Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore, 2. Drejtësia, Liria dhe Siguria, 3. Bujqësia dhe Zhvillimi Rural, si dhe 4. Mjedisi).

 

Si çështje sfiduese për t’u adresuar në dy takimet e radhës të këtij grupi pune janë përzgjedhur Ndihma Ligjore Falas dhe Edukimi dhe Informimi LigjorRekomandimet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve, do të përcaktojnë vazhdimësinë e punës së Grupit të I të Kapitullit 23 ( Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore).

 

Për më shumë informacione mbi përmbledhjet e takimeve të mëparshme, shoqëruar me Rekomandimet e Grupit të Punës mund t’i gjeni në faqen dedikuar Konventës për Integrimin Europian (http://eurokonventa.al/sq/gjyqesori-dhe-te-drejtat-themelore/ ).

Please follow and like us: